PDK akuza Osmanit se negocioi zgjedhjet me Vuçiqin: Tash me Kurtin do t’u thonë kryetarëve “jepni dorëheqje”

INA
INA

02/06/2023

Betim Gjoshi nga PDK ka thënë se Kosova pas një javë është një republikë e fyer dhe e poshtëruar dhe se nuk ka më shumë sovranitet në komunat veriore.

Ai ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani se ka negociuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për çështje të brendshme të shtetit.

“Pas një jave, për çështje të brendshme të shtetit të Kosovës, siç janë zgjedhjet, presidentja Osmani negocion me Aleksandër Vuçiqin dhe pranon që të shkelën ligjet e Kosovës duke detyruar kryetarët që të dorëhiqen pas një muaji a dy”.

Ndërkaq, pati kritika edhe për kryeministrin Kurti.

“Tashmë është bërë e zakonshme që pas çdo përpjekjeje, Albin Kurti po e shtron rrugën e tij të dështimit në veri dhe të dorëzimit. Fatkeqësisht, aksioni solli pasoja të mëdha për Republikën e Kosovës, e po ashtu edhe dorëzimi. Ashtu siç me qeverisjen e tij ka vështirësuar e shtrenjtuar jetën e përditshme të qytetarëve, njëjtë po e vështirëson edhe zhvillimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës duke e konfliktuar me shtetet aleate. Pas një jave, Republika e Kosovës nuk ka më shumë sovranitet në katër komunat veriore. Përkundrazi, Albin Kurti me politikën e tij antishtetërore, ka arritur që ta qetësojë presidentin serb, Vuçiq, i cili kohëve të fundit po përballej me protesta të brendshme dhe në arenën ndërkombëtare ai ishte etiketuar si Gangster nga New York Times”.

Ai thotë se pas një jave, Republika e Kosovës nuk ka më shumë miq, por përkundrazi, shteti ynë ka hyrë në listën e shteteve që sanksionohen nga ShBA-ja.

“Vetëm politikanët që veprojnë kundër historisë shqiptare i cenojnë raportet shqiptaro-amerikane”, thotë Gjoshi.

“Pas një jave, duke rrezikuar jetën e policëve të Kosovës, ushtarëve, gazetarëve e të qytetarëve, Albin Kurti nuk ka asnjë sukses. Përkundrazi, bashkë me Vjosa Osmanin duhet t’i thërrasin katër kryetarët dhe t’ia kërkojnë poshtërimin e radhës: Jepni dorëheqje! Jo vetëm kaq, por vetëm pas një jave të betejës së veshur me fjalë të mëdha për sovranitet e ligjshmëri, Albin Kurti edhe më fuqishëm nisë vendosjen në terren të Zajednicës së rrezikshme sipas Statutit të shkruar nga Ekipi Menaxhues dhe Nenit 7 të marrëveshjes për Vetëmenaxhimin e serbëve (Autonominë)”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Leonard ademi

Vëllau i Liridonës: Shumë njerëz po na ofrojnë informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë/ Ja ҫfarë thotë për këto informacione

policia-kosoves

Kosovari erdhi për dasmën e vëllait, hodhi nga kati i 6-të i hotelit të dashurën argjentinase (FOTO)

bugajski

Bugajski zbulon planin e Moskës – ja synimi që kishin me Serbinë për Kosovën!

mesuesja e Liridones

Mësuesja e Liridonës: Nuk e harroj momentin kur Naimi me ftohtësi vendosi tre gishta në ballin e saj dhe nuk e përqafoi

vellau haxhi shala

Vëllai i Haxhi Shalës: Po thonë që e ka pengu drejtësinë, pritet që m’u ekstradu

Naim Murseli

“Burg me 5 yje”, Tomë Gashi tregon se ku po mbahet Naim Murseli – ja çfarë ‘rrezikon’ të organizojë

viza kosova heqja vizave

Kanë mbetur veç edhe pak javë nga liberalizimi i vizave për Kosovën – rregullat dhe kufizimet

Naim Murseli Liridon

Dyshohet se ia shiti armën Naim Murselit: 30 ditë paraburgim për të arrestuarin e katërt për rastin e Liridona Ademajt

granit plavaa

Sulmohet në burg vrasësi i Liridona Ademajt, ka tentuar dhe vetëvrasjen

INFO

NA NDIQ