PDK kërkon seancë të jashtëzakonshme për projektligjin e rimëkëmbjes ekonomike

0

Partia Demokratike e Kosovës do të inicojë një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për projektligjin e rimëkëmbjes ekonomike.

“Presim që edhe partitë tjera do të duhej ta votojnë një projektligj të tillë”, tha në një konferencë për media, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, sipas të cilit senca mund të ftohet të premten më 4 nëntor.

Më heret, Komisioni për Buxhet dhe Transfere në Kuvendin e Kosovës ka miratuar rekomandimet për projektligjin për rimëkëmbje ekonomike. Ky miratim është bërë pas përfshirjes së rekomandimeve që ka bërë Partia Demokratike e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se nëse propozimet e PDK-së bëhen pjesë e projektligjit, deputetët e kësaj partie do ta votojnë atë edhe në seancë të kuvendit.

PDK-ja ka propozuar që të paguhen nga buxheti i Kosovë pagat e punonjësve në sektorin privat për periudhën tetor- dhjetor 2020, të cilët si pasojë e pandemisë janë larguar apo pezulluar nga puna.