Peci: Nga konflikti me Serbinë po shkojmë drejt përplasjes katastrofale me SHBA-në

INA
INA

29/05/2023

Ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci, parasheh “ditë të ngrysura” dhe me “pasoja të parapshikuara”, si pasojë e zhvillimeve të fundit në vend.

Peci i ka komentuar tensionet që po zhvillohen në terren në veri të Kosovës dhe në fushën diplomatike, pas dënimeve publike që Perëndimi ia bëri futjes së kryetarëve shqiptarë në objektet e tri komunave veriore, me ndihmën e njësisë speciale.

Ish-diplomati kosovar ka shkruar sot se nga konflikti me Serbinë, Kosova po shkon drejt një përplasjeje “katastrofale” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Si po duket nuk jemi duke e kuptuar një gjë, dhe atë që nga konflikti me Serbinë jemi duke shkuar drejt përplasjes katastrofale me SHBA-të”, ka shkruar Peci.

Ai thotë se pasojat në ditët e ardhshme mund të jenë “të paparishikuara”.

“Ditë të ngrysura janë para neve, dhe atë me pasoja te paparashikuara! Kurrë në jetë nuk kam menduar që do të vijmë në këtë ditë!”, ka shkruar ai.

Të premten, kryetarët shqiptarë të zgjedhur nga një numër i vogël i qytetarëve të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, kanë hyrë në objektet e komunave, përkundër rezistencës së një grupi të banorëve lokalë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më pas misionet e tjera diplomatike të shteteve që konsiderohen aleate të Kosovës, e kanë dënuar vendimin për hyrjen, sipas tyre, të dhunshme, të kryetarëve në komuna.

Ka reaguar edhe Sekretari amerikan, Antony Blinken, i cili ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që menjëherë të tërhiqet nga vendimi për t’i futur kryetarët në objekte përmes njësisë speciale.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

Gjykata jep detaje, ja si ndodhi vrasja e Liridonës

leonardi naimi

“Ti rri këtu”, vëllai i Liridonës tregon si ua fshehu Naimi skenarin e vërtetë të vrasjes

Naim Murseli

Naim Murseli hyn në gjykatë fshehurazi nga mediat, çka e pret porositësin e vrasjes së gruas

Naim Murseli Liridon

Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt, dalin sot para gjykatës

Naim Murseli

Vëllau i Liridon rrëfen momentet pas vrasjes: “Naimi s’e hapte telefonin, ish shku në Swiss Diamond kish porosit me hangër”

kerry vjosa liburn

Aliu publikon fotografi me ish-sekretarin Kerry dhe presidenten Osmani: Dëgjuam fjalimin inspirues për veprimet ndaj ndryshimeve klimatike

pacolli naimi

Pacolli flet për burrin që porosi vrasjen e gruas: Si e njoha dhe për çfarë ishte angazhuar

babai i liridones

“Naimi na ka prerë në besë”, flet babai i Liridonës

Naim Murseli Liridon

Shala tregon se si u kapën vrasësit e Liridonës

INFO

NA NDIQ