Pema më e vjetër në Evropë vazhdon të rritet edhe sot

0

Me gjithë klimën e paparashikueshme të viteve të fundit, pema e mijëvjeçarit vazhdon të rritet edhe sot.
Edhe pse është 1230-vjeçare, ajo u ka mbijetuar kushteve të ndryshme të motit gjatë mijëvjeçarit të fundit, duke përfshirë një periudhë më të ftohtë në kohërat mesjetare dhe rritjen e temperaturave gjatë 100 vjetëve të fundit, transmeton lajmi.net.
“Italus” u gjet nga shkencëtarët nëpërmjet vlerësimit të gjurmëve të karbonit në vitin 2017, në Parkun Kombëtar të Polinos, Kalabri të Italisë.
Pema rritet mbi një faqe shkëmbi, 1900 metra mbi nivelin e detit, në shpatin jugor të maleve Serra della Ciavole.
Tani një ekip nga Parku Kombëtar Pollino, në bashkëpunim me Universitetin e Tuscia, po përpiqen të kuptojnë se si të mbrojnë pemën nga shkatërrimet e ndryshimit të klimës.
Studimi i rritjes së saj përmes ndryshimit të klimave mund të ndihmojë gjithashtu shkencëtarët të kuptojnë më mirë se si pyjet reagojnë ndaj ngrohjes globale.
Ndryshe, emri i pemës vjen nga origjina e rajonit dhe është emëruar sipas një mbreti që sundoi Kalabrinë. Ajo ekziston që nga viti 789 pas Krishtit – kur Vikingët u nisën në brigjet angleze për herë të parë, sipas një studimi hulumtues të botuar majin e kaluar.