Pendarovski: Adresimi i Kurtit si “kryeministri i shqiptarëve” është fyerje për Ramën

Picture of INA
INA

02/11/2023

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një intervistë për televizionin shqiptar “Shenja”, ka komentuar sërish vizitën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në dy komunat me shumicë shqiptare – Tetovën dhe Çairin në Shkup, duke vlerësuar se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mund të jetë ofenduar nga ajo vizitë.

Pendarovski ka thënë se vizita e Kurtit me rastin e riemërtimit të një rruge me emrin Adem Demaçi është shfrytëzuar për të “luajtur kartën e “Shqipërisë së madhe”.“Kishte një hartë të ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe elementi tjetër që më ngatërroi ishte Kasami, i cili regjistroi një video ku thoshte – mirë se erdhe në kryeqytetin e shqiptarëve, duke iu drejtuar Kurtit sikur të ishte kryeministri i shqiptarëve, që është fyerje për Ramën, mendoj se nuk duhet të përdorim këtë lloj retorikë nacionaliste”, tha Pendarovski.

Duke folur për ngjarjet në veri të Kosovës, ai tha se në politikën e jashtme si president ka përgjegjësi.

“Sipas meje, shteti maqedonas ka reaguar ndaj ngjarjeve në Kosovë”, shtoi Pendarovski.

Ai tha se ndjenjat e popullit maqedonas janë specifike ndaj Serbisë, që sipas tij ka të bëjë me jetën e tyre të gjatë së bashku në ish- Jugosllavi.

“Është e vërtetë që disa subjekte politike po përpiqen të riciklojnë sjelljen e autoriteteve jugosllave në dekadën e fundit. Ne imituam me sukses Millosheviçin dhe politikën e tij ndaj shqiptarëve, sepse narrativa ishte se ai mund t’i mposhte shqiptarët vetëm me dhunë. Pas 1991 ndryshoi narrativa dhe pastaj dhe pas Marrëveshjes së Ohrit, kam frikë se disa njerëz me impulse të ish-Jugosllavisë mendojnë se kjo është mënyra e vetme që shqiptarët të disiplinohen dhe të solidarizohen me botën serbe. Më në fund duhet të zbatojmë teorinë e presidentit Gligorov – se duhet distanca”, tha Pendarovski.

TË FUNDIT
57 minuta
Kamala Harris në kërkim të profilit politik dhe parave
2 orë
Goditen dy kompani të lojrave të fatit në Maqedoni, i merren licencat
3 orë
LSM: Shpenzimet për një familje në Maqedoni për muajin korrik, 60.570 denarë
3 orë
Taravari: BDI kishte 22 vite për të implementuar idetë
3 orë
Ulen çmimet e derivateve të naftës

ME TE LEXUARA

9 orë
Demokratët të ndarë për kandidatin për president pas largimit të Biden, kush do t’i prijë garës?!
9 orë
LIVE/Kjo është gjendja në pikat kufitare, pritje dhe kolona
2 ditë
Vrasje e trefishtë në Memaliaj në Shqipëri
8 orë
Sulmi në Liqenin e Ujmanit, policia identifikon një të dyshuar
1 ditë
MPB me apel: Kujdes nga mashtruesit që ju lajmërojnë në telefon dhe luajnë rolin e policëve
8 orë
Hotelet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale
1 ditë
Kush mund ta zëvendësoj Bajdenin, 5 kandidatë në lojë, Harris më e preferuara
7 orë
Qeveria VMRO dhe VLEN parasheh masa të reja për rritjen e natalitetit
1 ditë
VLEN formoi një organ tjetër të përbashkët

LEXO MË SHUMË

Kamala Harris 2

Kamala Harris në kërkim të profilit politik dhe parave

kazino

Goditen dy kompani të lojrave të fatit në Maqedoni, i merren licencat

fature-market

LSM: Shpenzimet për një familje në Maqedoni për muajin korrik, 60.570 denarë

arben taravari

Taravari: BDI kishte 22 vite për të implementuar idetë

derivate nafta dizeli benzin

Ulen çmimet e derivateve të naftës

sleep-gjumi-baby

Qeveria VMRO dhe VLEN parasheh masa të reja për rritjen e natalitetit

Saranda

Hotelet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale

liqeni i ujmanit

Sulmi në Liqenin e Ujmanit, policia identifikon një të dyshuar

Tabanoc kufi

LIVE/Kjo është gjendja në pikat kufitare, pritje dhe kolona

INFO

NA NDIQ