Pendarovski-Bauer: NATO ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën!

Picture of INA
INA

04/09/2023

Procesi i transformimit, furnizimit dhe modernizimit të armatës së Maqedonisë së Veriut dhe pjesëmarrja në operacione dhe stërvitje ndërkombëtare, ishin tema kryesore e bisedës në takimin e sotëm të presidentit Stevo Pendarovski me kryesuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiralit Rob Bauer, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftojnë nga kabineti i shefit të shtetit.

Pendarovski dhe Bauer kanë biseduar për bashkëpunimin mes Maqedonisë së Veriut dhe NATO-s, për çështjet aktuale rajonale dhe të sigurisë, ndërsa ishin shkëmbyer mendime dhe informacione për situatën në Ukrainë dhe rolin e Aleancës në mbrojtje të popullit ukrainas nga agresioni ushtarak rus. Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski e ka riafirmuar mbështetjen për Ukrainën dhe popullin ukrainas, duke theksuar se Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s, në kuadër të mundësive do të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake, humanitare dhe diplomatike, me qëllimin kryesor të ndërprerjes së agresionit ushtarak.

Dy bashkëbiseduesit në takim kanë konstatuar se Aleanca duhet të vazhdojë në përpjekjet e saj për mbështetje të Ukrainës me qëllim të stabilizimit të situatës në gjithë hapësirën euroatlantike.

Presidenti Pendarovski ka shprehur gatishmëri për avancim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe përforcim të aleancës së NATO-s në drejtim të përmbushjen për siguri kolektive dhe paqe në kontinentin evropian.

TË FUNDIT

Licencat dygjuhëshe në Kuvend, me kërkesë të qytetarëve do të jepen edhe në gjuhën shqipe

Durmishi: Viti 2025, vit i projekteve të mëdha infrastrukturore!

“Nuk të prek më”, Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin (Video)

Juli vjen me një deklaratë të rëndë për Eglin

Maqedonia e Veriut nuk e ndalon Tik-tokun

Pse Trump firmosi daljen e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë?

ME TE LEXUARA

1
Licencat dygjuhëshe në Kuvend, me kërkesë të qytetarëve do të jepen edhe në gjuhën shqipe
1
Durmishi: Viti 2025, vit i projekteve të mëdha infrastrukturore!
1
"Nuk të prek më", Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin (Video)
1
Juli vjen me një deklaratë të rëndë për Eglin
1
Maqedonia e Veriut nuk e ndalon Tik-tokun

LEXO MË SHUMË