Pendarovski: Do ta rrisim numrin e ushtarëve në Kosovë

INA
INA

03/06/2023

Aleanca Veri-atlantike nuk do të lejojë që tensionet në Veriun e Kosovës të zgjerohen në vendet përreth, por as brenda Kosovës, ka thënë presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Vlerësimet e Aleancës janë se situatat atje nga koha në kohë kanë ardhur dhe do të vijnë deri në ndonjë pikë vlimi – flas për veriun e Kosovës, megjithatë forcat e Aleancës, të cilat ndërkohë do të përforcohen me një numër plotësues ushtarësh, janë të mjaftueshme që mos të lejojnë shtrirjen e jostabilitetit në pjesët tjera të Kosovës, jo vetëm në veri, do të thotë të mbeten të lokalizuara, aq më pak të shtrihen drejt nesh, ose drejt pjesëve tjera të rajonit”, ka thënë presidenti Pendarovski.

Ai ka theksuar se kontributi i vendit të tij si një vend fqinj me Kosovën paraqet kontribut për stabilitetin edhe të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit më gjerë.

“Si anëtare e NATO-s, e ndjekim drejtpërdrejt [situatën në Kosovë] dhe veçanërisht si anëtare e Aleancës, e cila ka ushtarët e saj në Kosovë. Ushtarët tanë nuk janë të sistemuar në veri të Kosovës, megjithatë ne kemi 65 ushtarë atje. Kemi për qëllim që të mbetemi atje dhe në të ardhmen, ta rrisim këtë kontingjent”.

“Bashkë kontribuojmë në sigurinë në rajon, për shkak se nëse ne kontribuojmë për stabilitetin e Kosovës, me të cilën jemi fqinj direkt, kuptohet, kontribuojmë edhe për stabilitetin dhe për sigurinë tonë”, ka theksuar Pendarovski.

Pendarovski ishte nikoqir dhe pjesëmarrës i takimit në Ohër ndërmjet zyrtarëve të lartë të Prishtinës dhe Beogradit ku u dakordua për Aneksin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nëse beson se kjo marrëveshje akoma është e gjallë, presidenti Stevo Pendarovski citon qëndrimin e Borellit gjatë një takimi joformal se “situata në Veriun e Kosovës duhet zgjidhur pavarësisht se sa i vështirë do të jetë ky proces, pasi kjo çështje mbetet e rëndësishme për stabilitetin dhe sigurinë më të gjerë evropiane”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

blinken cameron shkup

Lavrov ateroi në Shkup, por përpos Blinkenit u larguan edhe Borell dhe Kameron

lavrov bujar osmani

24info: Lavrov kundër Kosovës së pavarur, Osmani u grind me të gjithë për ta sjellë në Shkup

blinken lavrov

Blinken dhe Lavrov nuk u përpoqën në Shkup, sekretari amerikan u largua për Izrael pa mbërritur kryediplomati rus

shen-naum2-696x466

Ahmet Zogu a e shiti Shën Naumin? Truku në vendimin e gjykatës së Hagës

Borell

Borrell: Lavrovi në Shkup duhet të dëgjojë se përse e dënojmë Rusinë!

borel-kovacevski

Borell porosi partive politike në Maqedoni: Nuk duhet të ketë ndarje për BE-në, miratoni ndryshimet kushtetuese

osbe shkup

Edhe Polonia nuk do të marrë pjesë në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup

blinken bujar osmani

Sekretari amerikan mbërriti në Shkup, kjo është porosia e tij

Blinken Kovacevski

Kovaçevski-Blinken: SHBA do të vazhdojnë ta mbështesin Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ