Pendarovski: Duhej të niste lufta në Ukrainë që BE-së t’i kujtohej Ballkani Perëndimor!

INA
INA

04/06/2023

Janë nënçmuese kritikat që vijnë nga SHBA-të dhe BE-ja, por edhe ata bënë gabim strategjik dhe harruan Ballkanin Perëndimor – thotë Presidenti Stevo Pendarovski në intervistën për Radion Evropa e Lirë. Ai, sic percjell KlanM, në këtë intervistë është prononcuar për situatën në gjyqësor, dekretimin e ligjeve për Korridorin 8 dhe 10D, por edhe për situatën në Kosovë.

Presidenti Stevo Pendarovski nuk beson në forma të reja të asociimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian duke komentuar planet e reja të zyrtarëve të BE-së dhe Presidentit francez Emanuel Macron për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Qytetarët e RMV-së janë të lodhur nga metodat e reja të anëtarësimit në BE. Presidenti Macron para tre viteve kërkoi metodologji të re. Thoshte se do të përparoni klaster pas klasteri, nuk do të prisni deri në moment të fundit. Fatkeqësisht deri në këtë moment, dy vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia dhe Mali I Zi, që janë në proces negociues më shumë se një dekadë, nuk kanë nisur negociatat me metodologjinë e re” – tha Pendarovski.

Presidenti Stevo Pendarovski, sic percjell KlanM, pranon se për shkak të luftës në Ukrainë, ekziston momenti dhe motivacioni për zgjerimin e BE-së. Por ai pyet Brukselin, se çfarë do të ndodh nëse nesër ndërpritet lufta në Ukrainë?

“Nëse duhet të presim luftë në Evropë, juve t`ju kujtohet Ballkani Perëndimor se duhet pas shumë dekadave formalisht të bëhet pjesë e BE-së, druaj se ky lloj rezonimi nuk ka qenë asnjëherë karakteristikë e BE-së. Ky lloj rezonimi gjeostrategjik është specifikë e NATO-s. BE-ja gjatë historisë ka pasur profil ndryshe të kritereve. Dhe, nëse filloni t`i ngjani NATO-s, cfarë bëjmë nëse ajo luftë ndërpritet me marrëveshje paqe? Nuk dua ta shoh momentin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor por edhe RMV-së në BE, vetëm se diku në Evropë ka luftë” – tha Pendarovski.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arben taravari

Taravari: Fushata jonë ishte demokratike. Vazhdojmë përpara edhe më të bashkuar

Capture-4-780x470

Janë numëruar 77,86% e votave, këto janë rezultatet

bilall kasami kumanove

Kasami: BDI është fajtore pse shqiptarët nuk arritën të dërgojnë kandidat shqiptar në raundin e dytë

439282612_313859628404438_3963619242561836760_n-780x470

Bujar Osmani shpalli fitoren ndaj Taravarit

bujar osmani arben taravari

Numërohen 50 përqind e votave, ky është dallimi në vota mes Osmanit dhe Taravarit

Screenshot_2024-04-24-20-41-33-817_com.android.chrome-edit

Rezultatet e para nga KSHZ

Zgjedhje votime vota Maqedoni

Përfundon votimi për rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale

arben taravari

Taravari: Jemi të lumtur se e kemi fituar votën e shqiptarëve

Screenshot_2024-04-24-17-56-51-194_com.android.chrome-edit

Ja në sa ora do të shpallen rezultatet e para nga KSHZ

INFO

NA NDIQ