Pendarovski: Interesat e qytetarëve dhe shtetit në radhë të parë

INA
INA

19/12/2023

Presidenti Stevo Pendarovski gjatë fjalimit të tij në Kuvend tha se në demokraci nuk ka politikan për të cilin nuk ka kritika të mira apo të këqija, duke theksuar se edhe gjatë mandatit të tij është përkrahur dhe kritikuar për disa vendime.

Ai me këtë rast theksoi se interesat e tij kanë qenë gjithmonë në radhë të parë ndaj qytetarëve dhe shtetit, dhe para tyre ka qenë gjithmonë transparent dhe asnjëherë nuk i është shmangur përgjegjësisë.

“A do të kisha qenë në gjendje të veproja ndryshe kur merrja disa vendime – me siguri! A kam qenë pa mëkat – absolutisht jo. Mirëpo, asnjëherë nuk kam pasur qëllime të këqija ndaj askujt, asnjëherë nuk kam marrë pjesë në fushata të pista kundër kundërshtarëve politikë gjatë mandatit tim, edhe pse nuk jam kursyer prej tyre, as unë dhe as familja ime, asnjëherë nuk kam negociuar tenderë dhe komisione, nuk kam punësuar të afërmit dhe miqtë dhe unë kurrë nuk kam kërkuar trajtim të veçantë për veten apo të dashurit e mi. Si për të gjithë, ashtu edhe për mua”, theksoi presidenti Pendarovski.

Ai shtoi se gjatë mandatit të tij është munduar që të jetë i aksesueshëm për çdo qytetar, të dëgjojë hallet e tyre dhe kudo që ka mundur të ndihmojë – ka ndihmuar, ndonjëherë joformalisht, duke i bindur ata që ishin zyrtarisht kompetentë për të ndihmuar njerëzit.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski: Do të anëtarsohem në VMRO-DPMNE nëse do të arrijnë që maqedonasit t’i përfshijnë në Kushtetutën bullgare

IMG_9497

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

IMG_9496

IPIS demanton: Nuk kemi bërë anketë që u shpërnda sot

IMG_9478

Pritja e Taravarit në Strugë në hapjen e shtabit zgjedhor (Video)

IMG_9479

Selimi: Ndihma e shpejt në Shkup për herë të parë me shef shqiptar

David-Philips

Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

fature-market

Disa markete brenda natës i rritën çmimet, ankesa nga qytetarë

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI me kandidatë për deputetë në njësitë 3 dhe 4, ja emrat?

Ilir-Demiri-921x614

Demiri: nuk do të ketë incizime pa radhë, terminet për rezonancë magnetike do të publikohen në “Termini im”

INFO

NA NDIQ