Pendarovski: Jemi krenarë që sot komuniteti shqiptar është pjesë e pandashme e Maqedonisë së Veriut multikulturore

Picture of INA
INA

22/11/2023

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip, u dërgoi një mesazh urimi pjesëtarëve të bashkësisë etnike shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Të dashur bashkëqytetarë shqiptarë,

Sot festojmë një festë veçanërisht të rëndësishme për popullin shqiptar – 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të shqipes. 115 vjet më parë, pikërisht në Manastirin tonë, u bë njësimi i alfabetit të shqipes si një hap kyç për kodifikimin e gjuhës shqipe, e cila është padyshim një nga shtyllat më domethënëse të identitetit kulturor dhe shpirtëror të shqiptarëve.

Në fillim të shekullit të 20-të në Perandorinë e atëhershme Osmane, intelektualët më të shquar shqiptarë nga e gjithë bota u mblodhën në një kongres që do të rezultonte me vendimin historik për miratimin e alfabetit të shqipes. Frytet e këtij akti vendimtar politik e kulturor i gëzojnë të gjithë shqiptarët kudo që janë. Jemi krenarë që sot komuniteti shqiptar është pjesë e pandashme e Republikës multikulturore dhe multietnike të Maqedonisë së Veriut.

“Duke dërguar urimet më të sinqerta që festën ta kaloni në paqe, shëndet, gëzim dhe mirëqenie, dëshiroj të konfirmoj edhe një herë bindjet e përbashkëta për solidaritet dhe barazi, si çelës për prosperitetin e atdheut tonë të përbashkët”, thuhet në urimin e Pendarovskit mesazh.

TË FUNDIT
11 minuta
“Dallëndyshja e kujtesës", rikthehet në Tetovën e Nexhat Pustinës
1 orë
Azizi: VLEN nga sot ka plus një deputet
1 orë
VLEN i merr një deputet Frontit në njësinë 6
1 orë
Fronti Evropian ruan deputetin e katërt në njësinë e 5-të zgjedhore
2 orë
Afera me €10000, Ixhet Memeti: S’kam bërë asgjë kundërligjore, nuk e njoh Boro Stojçevin

ME TE LEXUARA

2 ditë
Këshilli gjyqësor ia mori imunitetin gjykatësit suprem Georgiev dhe e miratoi paraburgimin të tij
11 orë
QMK: Rekomandojmë që mos të pihet ujë në rajonin e Kumanovës
1 ditë
Ulet numri i udhëtarëve në transportin rrugor në tremujorin e parë në Maqedoni
8 orë
Paga mesatare neto në mars 40.496 denarë
1 ditë
30 ditë paraburgim për gjykatësin Georgiev, kërkohen masa kujdesi për Memetin
1 orë
VLEN i merr një deputet Frontit në njësinë 6
1 ditë
Qeveria e re VMRO dhe VLEN, një miliardë euro për komunat
11 orë
Mexhiti do të jetë zvkryeministër i parë dhe do ketë edhe Ministrinë e Ekologjisë

LEXO MË SHUMË

emin azemi

“Dallëndyshja e kujtesës”, rikthehet në Tetovën e Nexhat Pustinës

adnan azizi

Azizi: VLEN nga sot ka plus një deputet

VLEN FRONTI

VLEN i merr një deputet Frontit në njësinë 6

fronti evropian

Fronti Evropian ruan deputetin e katërt në njësinë e 5-të zgjedhore

ixhet memeti

Afera me €10000, Ixhet Memeti: S’kam bërë asgjë kundërligjore, nuk e njoh Boro Stojçevin

burgu-idrizove

Zjarr në burgun e Idrizovës, katër gardian përfundojnë në toksikologji

0-ballina-2-1

Në UT u mbajt Simpoziumi V Shkencor “Gjurmë në kohë”

pyje

Korrupsioni “pret” pyjet në Maqedoninë e Veriut

hristijan mickoski

Mickoski: Ahmetit, që më nënvlerësonte, do t’i japë leksione politike

INFO

NA NDIQ