Pendarovski: Kërkesa e Bullgarisë që në Kushtetutë të shkruhen edhe bullgarët, është ndërhyrje në punët e brendshme

Iliria News Agency
Iliria News Agency

19/01/2022

“Kërkesa e Bullgarisë, që Maqedonia e Veriut t’i regjistrojë bullgarët si pakicë në Kushtetutë, është ndërhyrje në punët e brendshme”. Kështu mendon presidenti i vendit Stevo Pendarovski.

Sipas tij, maqedonasit në Bullgari ekzistojnë, por ata janë shtetas bullgarë dhe të drejtat e tyre në këtë aspekt, ata duhet t’i kërkojnë në nivel individual. Pendarovski tha se derisa i harxhojnë këto mekanizma në Bullgari dhe nuk e marrin këtë të drejtë, atëherë duhet të drejtohen në Strasburg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në Bullgari ka maqedonas. Dhe a do të ndërhyjmë ne prej këtu si shtet për të ndihmuar të drejtat e tyre, jo. Pse jo? Rregulli numër një në të drejtën ndërkombëtare, politikën ndërkombëtare, neni dy i Kartës së OKB-së – vlen për të gjitha vendet në botë: nuk ka ndërhyrje në punët e brendshme të vendit. Ata janë shtetas bullgarë, shtetas të Republikës së Bullgarisë. Ju siguroj se shteti maqedonas në nivel shtetëror asnjëherë nuk ka tentuar t’i shtyjë atje, t’i provokojë, t’u thotë – dilni, t’u ndihmojë. Ajo vendoset në nivel individual. Ndihesh maqedonas, këtë do ta thuash. Nëse nuk ta japin, shkoni në Strasburg. Kjo është rruga. Nuk ka rrugë tjetër”, tha Pendarovski për “TV24”.

Se kërkesa e Bullgarisë që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në Kushtetutë është ndërhyrje në punët e brendshme, Pendarovski nuk i tha kryeministrit Kirill Petkov, sepse ai, siç tha, nuk ia ka kërkuar një gjë të tillë.

“Nuk mund të më thuash nga jashtë, ata janë qytetarët tanë. Në Maqedoni ka bullgarë, por autoritetet tona janë përgjegjëse për të drejtat e tyre. Nëse ne i shkelim të drejtat e tyre ose ata nuk janë të kënaqur me mënyrën se si ne i mbrojmë të drejtat e tyre, atëherë ata do të shkojnë në Strasburg, por ata janë shqetësimi im, sepse janë të mitë, qytetarët tanë. Ashtu siç nuk kam të drejtë dhe nuk duhet të them “ju do t’u jepni të drejtat maqedonasve në Bullgari, ashtu ai nuk ka të drejtë të më thotë nëse duhet të përfshijmë apo jo bullgarët në kushtetutë. Është vendimi ynë sovran”, theksoi presidenti.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

punetor ndertimi

Maqedonia e Veriut ka 9 518 vende të lira të punës

naser zyberi

Ziberi: MPB të punojë me më shumë efikasitet në nxjerrjen e dokumenteve personale

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Propozim-vendimi për rroga më të ulëta të funksionarëve dhe deputetëve u mbështet nga Komisioni kuvendor për zgjedhje dhe emërime

gazi-baba

Komuna e Gazi Babës në Shkup ende nuk po zbaton gjuhën shqipe

palevski vanja

Avramovska-Madiq: Palevski do të ekstradohet menjëherë pas kompletimit të dokumenteve administrative

azerbejxhan

Hiqen vizat mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit

Aksidenti-600x360

19-vjeçari përplas me makinë një këmbësor në Çair, të lënduar edhe dy të mitur në makinë

xhaferi-1-750x430

Xhaferi: Korridori 8 do të ndërtohet deri në vitin 2027

matura-shteterore-provimi

Matura shtetërore në RMV do të bëhet në salla sportive për të parandaluar kopjimin

INFO

NA NDIQ