Pendarovski: Kërkesa për amnistinë e Gruevskit ka ardhur nga opozita

ina-online
ina-online

17 Shtator, 2023

Kryetari i Alternativës opozitare, Afrim Gashi, beson se presidenti Stevo Pendarovski e ka dhënë përgjigjen e pyetjes së tij të para disa ditëve se “a ka kërkuar njeriu i parë i BDI-së, Ali Ahmeti amnisti për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski?”

“Në pyetjen tonë të parë publike se “A i ka lutur, deri në qiell, Ali Ahmeti disa nga ndërkombëtarët, gjatë një takimi në Shkup, që ta lejojnë amnistinë e Nikolla Gruevskit?!”, përgjigjen e dha Presidenti Stevo Pendarovski. Faleminderit President për konfirmimin e informacionit!”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

Në fakt, Presidenti në emisionin “Triling” e pranoi se aktorë të skenës politike i kanë folur për amnistimin e Gruevskit, por pa specifikuar se nga cili bllok vinin këta aktorë.

“Në nivel joformal, disa aktorë politikë më konsultuan për këtë mundësi, se çfarë mendoj, por u thash me vendosmëri se këtë nuk do ta bëja kurrë”, u shpreh presidenti Stevo Pendarovski.

Por më pas, përmes një komunikate me shkrim nga Presidenca qartësuan se propozimet që të shqyrtojë faljen e politikanëve të caktuar ose të mbështesë miratimin e ligjit aktual për amnisti kanë ardhur persona të afërt me opozitën.

“Këto propozime, përmes ndërmjetësve, i janë dërguar presidentit Pendarovski nga strukturat politike dhe të sigurisë që janë të afërta me opozitën aktuale, si dhe nga ish-politikanë”, deklaruan nga Kabineti i Presidentit.

Ky sqarim i presidencës erdhi pas një konference për media të opozitares VMRO-DPMNE të cilët i kërkuan Pendarovskit të tregojë se nga ka ardhur kërkesa për amnistimin e ish-kryeministrit Gruevski.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pendarovski-nato

Pendarovski: Mirë që Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria janë anëtarë të NATO-s, që të parandalohet konfrontimi ndërmjet ushtrisë së Kosovës dhe Serbisë

Screenshot_2023-09-30-13-14-08-408-edit_com.facebook.katana

Deklaratat e fundit për sulmin terrorist në veri, kërkohet që Edi Rama të shpallet non-grata në Kosovë

mali-sharr

Hiqet ndalesa për lëvizje nëpër pyje

Maria GABRIEL

Gabriel pret që Shkupi të mos “vetësabotohet”

LSDM kreret kovacevski zaev zecevic

Ndryshimet kushtetuese a po rikthejnë në lojë liderët e vjetër!

artan grubi

Grubi: Përmes fletëobligacioneve, Qeveria ndihmon Komunën e Tetovës dhe Zhelinës për shlyerjen e detyrimeve të papaguara të tyre

moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

qumsht-qumesht

Nuk ka qumësht me aflatoksinë nëpër markete, reagon AUV në Maqedoninë e Veriut

Onkologija Onkologjia shkup

Miratohet përbërja e Komisionit Anketues në Kuvend për skandalin në onkologji

INFO

NA NDIQ