Pendarovski: Krerët e lartë të Kishës Ortodokse Maqedonisë bashkëpunim me shërbimet ruse, kemi informacione nga NATO

Picture of INA
INA

30/06/2023

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka dhënë një informacion shqetësues lidhur me Kishën Ortodokse Maqedonase për bashkëpunimin e saj me shërbimet ruse.

Ai në një intervistë për TV24 ka nënvizuar se këto informacione i ka nga NATO.

Во највисокото раководство на Синодот, не мислам на поглаварот. Јас знам и тоа сум им го кажувал на највисоките црковни достојници. Се базирам на извештаите на органите кои се бават со таа работа. Не само на Агенцијата за разузнавање, членка сме на НАТО, од 30 други земји, од 30 други служби добивам информации бидејќи сме дел од тој заеднички систем за споделување на информацииод разузнавачки и безбедносен карактер, рече Пендаровски

“Në kryesinë më të lartë të Sinodit, nuk mendoj tek kreu i kishës. Unë e dij dhe ua kam thënë këtë personaliteteve më të larta të kishës. Unë jam duke u bazuar në raportet e autoriteteve që merren me këtë çështje. Jo vetëm Agjencia e Inteligjencës, ne jemi anëtare e NATO-s, unë marr informacion nga 30 vende të tjera, nga 30 shërbime të tjera, sepse ne jemi pjesë e atij sistemi të përbashkët për ndarjen e informacioneve të natyrës së inteligjencës dhe sigurisë”, tha Pendarovski.

Ai ka komentuar edhe protestën e Kishës Ortodokse kundër dy ligjeve: për barazinë gjinore dhe për të dhënat e lindjes.

“Askush nuk mund të sfidojë të drejtën e kishës për të protestuar, të gjithë kanë të drejtë kushtetuese për ta bërë këtë, por sipas informacioneve që vijnë për këto tema, më duket e çuditshme që kisha po bën thirrje për herë të parë për protestë për këtë çështje. Mendoj se kemi pasur dilema shumë më të vështira me të cilat është përballur kisha dhe shteti”, deklaroi presidenti Pendarovski.

Sipas tij, protesta është e pakuptimtë sepse, siç tha ai, Qeveria i ka tërhequr nga procedura dy ligjet kundër të cilave po protestohet – për barazinë gjinore dhe për të dhënat e lindjes, dhe ka kërkuar një debat më të gjerë shoqëror”.

I pyetur nëse ndikimi rus kishte gisht në protestën e KOM-it, Pendarovski theksoi se ekziston, por nuk do të ishte e drejtë t’u hiqet legjitimiteti atyre që protestuan.

“Ndikimi rus ishte i pranishëm në sulmin e 27 prillit në Kuvend, por nuk mund të themi se nuk ka pasur pakënaqësi legjitime të qytetarëve. Dhe tani nëse keni një telefonatë nga instanca më e lartë, Sinodi i KOM-it, nuk mund të themi se ndonjë shërbim rus e ka detyruar gjyshin Stefan të nënshkruajë një deklaratë të tillë. Ka një shqetësim legjitim me Sinodin, nuk po flas nëse kanë të drejtë apo jo”, tha Pendarovski.(INA)

TË FUNDIT
6 minuta
Dr. Asim Izairi bëhet pjesë e Lëvizjes BESA?!
16 minuta
Prej nesër fillon ulja e temperaturave, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima
16 minuta
Serbia arreston tre spiunë të Maqedonisë së Veriut
18 minuta
Paga mesatare në muajin maj 41.252 denarë
19 minuta
Dauti: S’do lejojmë që për fatin e shqiptarëve të vendosin maqedonasit!

ME TE LEXUARA

1 ditë
LSM: Shpenzimet për një familje në Maqedoni për muajin korrik, 60.570 denarë
3 orë
Në Klinikën e Onkologjisë në Shkup është vendosur puna me dy turne në spitalin ditor
21 orë
Takim i Durmishit me ambasadoren gjermane Dreksler: Gjermania është partneri ynë më i madh tregtar dhe mbështetës në reforma, siç dëshmohet nga Procesi i Berlinit
16 minuta
Serbia arreston tre spiunë të Maqedonisë së Veriut
1 ditë
LIVE/Kjo është gjendja në pikat kufitare, pritje dhe kolona
14 orë
Mickoski sqaron se kush ja pagoi harxhimet djalit dhe pse udhëtoi me kushte klasi biznesi drejt SHBA-ve

LEXO MË SHUMË

bilall kasami asim izairi

Dr. Asim Izairi bëhet pjesë e Lëvizjes BESA?!

moti shiu

Prej nesër fillon ulja e temperaturave, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima

bia-serbe

Serbia arreston tre spiunë të Maqedonisë së Veriut

kredite denar

Paga mesatare në muajin maj 41.252 denarë

ilire dauti

Dauti: S’do lejojmë që për fatin e shqiptarëve të vendosin maqedonasit!

Screenshot_20240723-135214~2

“Me mur të gjallë’ do ta mbrojmë tokën”/ Banorët e Koliçanit të Poshtëm të vendosur, nuk lejojnë vendosjen e fotovoltaikëve

ebfbb2a6-0ee4-4e34-94e6-f8889d4204f1

Lëvizja Demokratike emëron dy profesorë universitarë për zëvendësministra

IMG_4633

Tetova zgjodhi kryetarin e ri të Këshillit Komunal

Adnan Azizi

Azizi: Ali Ahmeti kopjoi idenë e Rufi Osmanit!

INFO

NA NDIQ