Presidenti Stevo Pendarovski e cilësoi si skandaloze kërkesën e Sofjes për të marrë pjesë në procesin e ndryshimeve kushtetuese të vendit, pasi ministri bullgar i Punëve të Jashtme Nikollai Millkov deklaroi se Bullgaria dëshiron të përfshihet dhe konsultohet në procedurën për regjistrimin e bullgarëve në Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut.
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka dalë me reagim se procesi i ndryshimeve kushtetuese është çështje e brendshme e vendit, e cila si obligim lidhet me negociatat për anëtarësim në BE, dhe me këtë qëndrim është pajtuar edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, shkruan Indeks.mk