Pendarovski: Vizita e Kurtit nuk ishte problematike, reagova për ikonografinë

ina-online
ina-online

18 Gusht, 2023

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sonte në intervistën në ditarin në TV Sitel ka dhënë një deklaratë ndryshe sa i përket vizitës së fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se reagimi i tij ishte me shpalosjen e ikonografisë gjatë vizitës, gjegjësisht koncertit në Tetovë, ndërsa vizita e Kurtit nuk ishte aspak problematike, përcjell INA.

“Me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin kanë bashkëpunim tejmase korrekt, deri tani jemi takuar shumë herë në konferenca të ndryshme dhe mund të them se ai ka mendim shumë të mirë për mua si dhe unë për të. Vizita e tij e fundit nuk ishte aspak problematike. Gjatë vizitës dhe paraqitjes së tij në Çair dhe Tetovë nuk kam parë asnjë fjali me të cilën ai ka fyer Maqedoninë apo popullin maqedonas. Reagimi im kishte të bëjë me nikoqirët e tij, të cilët u munduan përmes një ikonografie, tani formojnë një subjekt të ri politik, tentojnë të shtojnë radhët tek opozita shqiptare, ashtu që përmes kësaj mënyrë duan që të profilizohen para elektoratit të tyre potencial”, theksoi Pendarovski.

Ai ka thënë se nuk e konteston aspak emërtimin e rrugës në Çair të Shkupit me emrin e “Adem Demaçit”. “Aspak nuk është kontestuese riemërtimi i rrugës me emrin e Adem Demaçit, sepse bëhet fjalë për një personalitet që një periudhë të jetës ka jetuar dhe studjuar në Shkup dhe ka jetuar pikërisht në atë rrugë, po ashtu bëhet fjalë për një personalitet që Parlamenti Evropian i dha çmimin Sarahov, para 30 viteve dhe është e qartë se nuk bëhet fjalë për ndonjë nacionalist lokal. Por unë kam kërkuar debat demokrtik se pse vendimi për riemërtimin e kësaj rruge është sjellë para dy viteve dhe pse tani implementohet, përse është pritur deri tani”, theksoi presidenti Pendarovski.

Një ditë pas vizitës së Kurti, Pendarovski kërkoi nga organizatorët e tubimeve publike të sanksionohen ligjërisht për shkelje të dispozitave ligjore, sepse me këtë vizitë kishte nxitje të urrejtjes etnike.

“Theksimi i një ikonografie provokative nacionaliste që promovon idetë shoviniste të mëdha-shtetërore përfaqëson nxitjen e urrejtjes etnike dhe intolerancës që sulmon pa mëdyshje parimet dhe vlerat themelore të Traktatit Kornizë dhe konceptin e Maqedonisë si shtet multietnik”, kishte nënvizuar Pendarovski.(INA)

(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-09-29-23-19-52-459-edit_com.facebook.katana

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë kundër planeve luftarake të Serbisë

john kirby xhon kirbi

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Radojcic vilat pasuria

Publikohen pamje nga “kështjella” e Radojçiqit, shikoni pasurinë të Pablo Escobarit të Ballkanit! (VIDEO)

Albin Kurti

Kurti: Nuk përjashtohet ri-agresioni

Edi Rama

​Rama shpjegon kërkesën që KFOR të marrë kontrollin në veri: Reagimet i quan dhimbshme e qesharake

kurti vucic

Kurti: Vuçiq e Radojiçiq si Millosheviqi e Arkani, dëshirojnë ta kthejnë rajonin në vitet 90-ta

Shaip Kamberi

Shaip Kamberi: Lëvizja e tankeve serbe në Luginë provokuese, qytetarët në frikë

qumsht-qumesht

Nuk ka qumësht me aflatoksinë nëpër markete, reagon AUV në Maqedoninë e Veriut

Onkologija Onkologjia shkup

Miratohet përbërja e Komisionit Anketues në Kuvend për skandalin në onkologji

INFO

NA NDIQ