Pendarovski – Lajçak: Zgjidhja paqësore e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor duhet të jetë imperativ

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17/03/2023

Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur në takim përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak.

Nga kabineti i presidentit Pendarovski thuhet se në këtë takim është biseduar për situatën në Kosovë dhe pritjet nga dialogu, zhvillimet e fundit në rajoni, ndikimi i pushtimit rus të Ukrainës dhe domosdoshmëria e ruajtjes së stabilitetit rajonal.

“Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia, si edhe më parë, në mënyrë aktive do të kontribuojë në avancimin e bashkëpunimit rajonal për të siguruar paqen, stabilitetin dhe përparimin e rajonit. Në këtë drejtim, presidenti theksoi se vendi ynë mbështet dialogun Beograd-Prishtinë për gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së, duke theksuar se zgjidhja paqësore e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor duhet të jetë imperativ absolut për të gjithë”, thuhet në njoftimin e zyrës së Presidentit.

Në takim, theksohet, është biseduar për situatën aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, ndërsa është theksuar rëndësia e sigurimit të dialogut politik konstruktiv dhe zbatimi i plotë i proceseve reformuese në fusha kyçe. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

438237609_7297035567018411_5241735204519391833_n-1-780x470

BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti

lluka

Llukarevska: Stevo Pendarovski shkon në raundin e dytë

tetove

BDI feston në Tetovë

Zgjedhje votime vota Maqedoni

Disa nga rezultatet jo zyrtare nga rajoni i Tetovës

arber

Ademi: Sot populli foli

Bilall Kasami

Kasami: Dalja e votuesve e lartë, po tregohet vendosmëri për ndryshim

vlen

VLEN: Në Likovë vjedhje masive të votave, mbushje dhe treni bullgar

MPB-policia-maqedonise

Arrestohen pesë persona, fotografuan fletëvotimet

kumanove hotel kristal

Mbyllet vendvotimi 1075 në Gjimnazin e Kumanovës

INFO

NA NDIQ