Pendarovski më pak vota se në vitin 2014

0

Kandidati për president i LSDM dhe partive të koalicionit, Stevo Pendarovski në këto zgjedhje ka shënuar rënie të votave në krahasim me vitin 2019.
Sipas rezultateve të zgjedhjeve KSHZ, Pendarovski në vitin 2014 përballë presidentit në largim Gjorgje Ivanov kishte fituar 326.164 vota. Ndërsa në zgjedhjet e djeshme ai ka fituar 323.846 vota. Pra sipas këtyre rezultateve kemi një diferencë më pak se 3 mijë vota. Përkrahësit e LSDM kanë shkruar se si është e mundur që në kohën e regjimit kjo parti të fitojë më tepër vota, se sa tani kur është në pushtet. (INA)