Pendarovski: Mirë që Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria janë anëtarë të NATO-s, që të parandalohet konfrontimi ndërmjet ushtrisë së Kosovës dhe Serbisë

Picture of ina-online
ina-online

30/09/2023

Prania e pesë mijë ushtarëve të NATO-s në Kosovë është garanci se kriza nuk do të përhapet në rajon. Është mirë që Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria janë anëtarë të NATO-s, në mënyrë që të parandalohet një konfrontim i drejtpërdrejtë ndërmjet ushtrisë së Kosovës dhe Serbisë“, deklaroi presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.

“Nëse nuk do të kishte pesë mijë ushtarë të NATO-s gjatë problemeve, konflikteve dhe tensioneve të fundit në veri të Kosovës, ndërsa edhe më parë kishte situata të ngjashme, pa trupat e NATO-s atje konflikti do të ishte përhapur dhe së pari do të kishte një konfrontim të drejtpërdrejtë ndërmjet ushtrisë dhe policisë serbe dhe kosovare dhe pastaj edhe rrethina do të ishte përfshirë”, tha Pendarovski.

Në pyetjen nëse do të kandidohet për mandatin e dytë, Pendarovski tha se kjo do të varet nga vlerësimi pozitiv i qytetarëve për angazhimin e tij të deritanishëm si komandant suprem i forcave të armatosura dhe president i shtetit.

“Angazhimi im i mëtejshëm në politikë do të varet vetëm nga një gjë. Jo nëse kam dëshirë të jem në këtë post apo në një tjetër, por vetëm nëse mandati im i deritanishëm dhe deri në fund të vitit, i gjithë mandati pesëvjeçar do të vlerësohet pozitivisht nga qytetarët. Nëse qytetarët nuk kanë mendim pozitiv në përqindje të mirë për atë që kam bërë në katër e gjysmë deri në pesë vjet, atëherë sigurisht që nuk do të më shihni në politikë”, shtoi Pendarovski në intervistën për Radion maqedonase.

TË FUNDIT
6 minuta
Sali: për shqiptarët ky rotacion politik nënkupton edhe rotacion në jetën e tyre reale, sepse më 2024 po përfundojnë vitet e letargjisë
15 minuta
Profil/ Kush janë ministrat e ri të VLEN-it në Qeverinë e re?
24 minuta
Ageler kundër ankesave të Frontit Evropian: Nuk ka detyrim ligjor që BDI të jetë në qeveri
28 minuta
Taravari: Kalojmë në veprim, këto janë synimet tona, integrimet evropiane, heqja e 20% …
40 minuta
Durmishi: Po nisim një proces të ri të rimëkëmbjes ekonomike

ME TE LEXUARA

24 orë
Shporta minimale sindikaliste për qershor është 60.325 denarë, është rritur për 235 denarë, krahasuar me majin
28 minuta
Taravari: Kalojmë në veprim, këto janë synimet tona, integrimet evropiane, heqja e 20% …
20 orë
Kontinjerët plot me plehëra, qytetarët frikësohen nga epidemitë
1 ditë
Shkupi në vendin 198-të në listën e qyteteve më të shtrenjta për të jetuar
3 orë
Llogaritë për kualifikimin, ja si kalon grupin Shqipëria

LEXO MË SHUMË

shefii 2 (1)

Sali: për shqiptarët ky rotacion politik nënkupton edhe rotacion në jetën e tyre reale, sepse më 2024 po përfundojnë vitet e letargjisë

IMG_3408

Profil/ Kush janë ministrat e ri të VLEN-it në Qeverinë e re?

Angela Ageler

Ageler kundër ankesave të Frontit Evropian: Nuk ka detyrim ligjor që BDI të jetë në qeveri

FB_IMG_1718965756133

Taravari: Kalojmë në veprim, këto janë synimet tona, integrimet evropiane, heqja e 20% …

4a80d4fb-369e-4972-951f-6704aa84eccf

Durmishi: Po nisim një proces të ri të rimëkëmbjes ekonomike

IMG_3408

Arben Fetai: Këto janë prioritetet dhe katër shtyllat e VLEN në Qeverinë e re

kasami

Kasami: Decentralizimi i plotë lokal, prioritet i qeverisjes tonë

evn-1

EVN Home në Maqedoni pranon ofertën e EMV-së

Foto

Mexhiti: Balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë

INFO

NA NDIQ