Pendarovski: NATO s’do të lejojë zgjerimin e konflikteve jashtë veriut të Kosovës

Picture of INA
INA

02/06/2023

Aleanca Veri-atlantike nuk do të lejojë që tensionet në Veriun e Kosovës të zgjerohen në vendet përreth, por as brenda Kosovës, ka thënë presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Vlerësimet e Aleancës janë se situatat atje nga koha në kohë kanë ardhur dhe do të vijnë deri në ndonjë pikë vlimi – flas për veriun e Kosovës, megjithatë forcat e Aleancës, të cilat ndërkohë do të përforcohen me një numër plotësues ushtarësh, janë të mjaftueshme që mos të lejojnë shtrirjen e jostabilitetit në pjesët tjera të Kosovës, jo vetëm në veri, do të thotë të mbeten të lokalizuara, aq më pak të shtrihen drejt nesh, ose drejt pjesëve tjera të rajonit”, ka thënë presidenti Pendarovski.

Ai ka theksuar se kontributi i vendit të tij si një vend fqinj me Kosovën paraqet kontribut për stabilitetin edhe të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit më gjerë.

“Si anëtare e NATO-s, e ndjekim drejtpërdrejt [situatën në Kosovë] dhe veçanërisht si anëtare e Aleancës, e cila ka ushtarët e saj në Kosovë. Ushtarët tanë nuk janë të sistemuar në veri të Kosovës, megjithatë ne kemi 65 ushtarë atje. Kemi për qëllim që të mbetemi atje dhe në të ardhmen, ta rrisim këtë kontingjent”.

“Bashkë kontribuojmë në sigurinë në rajon, për shkak se nëse ne kontribuojmë për stabilitetin e Kosovës, me të cilën jemi fqinj direkt, kuptohet, kontribuojmë edhe për stabilitetin dhe për sigurinë tonë”, ka theksuar Pendarovski.

Pendarovski ishte nikoqir dhe pjesëmarrës i takimit në Ohër ndërmjet zyrtarëve të lartë të Prishtinës dhe Beogradit ku u dakordua për Aneksin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nëse beson se kjo marrëveshje akoma është e gjallë, presidenti Stevo Pendarovski citon qëndrimin e Borellit gjatë një takimi joformal se “situata në Veriun e Kosovës duhet zgjidhur pavarësisht se sa i vështirë do të jetë ky proces, pasi kjo çështje mbetet e rëndësishme për stabilitetin dhe sigurinë më të gjerë evropiane”.

“Do t’u tregoj një episod të shkurtër nga një takim i shkurtër që kisha në një aeroport ndërkombëtar, me [Josep] Borellin. Unë ia shtrova po të njëjtën pyetje ndërkohë që ai sapo kthehej nga takimi i pasuksesshëm i bisedimeve, të quaj ashtu, pas Ohrit, pra nga dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës. Ai më tha se vlerësimi i tij është se duhet të bëhen shumë përpjekje që të kthehet atmosfera e cila ishte në Ohër, atje për 12 orë u zhvilluan bisedimet megjithatë në fund atje kishim produkt, marrëveshje rreth implementimit, plan operativ për implementimin e marrëveshjes bazë”.

“Borrelli tha se atmosfera ashtu siç e shohim, dukshëm është përkeqësuar, atmosfera në të dy kryeqendrat, Beograd dhe Prishtinë, nuk është e përshtatshme për hapa më të mëdhenj në atë drejtim. Megjithatë, theksoi se detyra jonë dhe e të dërguarin special të BE-së (për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë), Miroslav Lajçak, mbetet të përpiqemi sërish e sërish, për shkak se ajo çështje është esenciale për stabilitetin më të gjerë evropian, dhe për sigurinë, dhe patjetër duhet të zgjidhet në ndonjë mënyrë në periudhën para nesh”, është shprehur Pendarovski.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut në intervistën për Radion Evropa e Lirë ka apostrofuar edhe problemin e lajmeve të rrejshme që burim kanë Rusinë në raport me kontestin që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë lidhur me çështjen e gjuhës dhe së kaluarës historike, megjithëse shton se ky ndikim nuk është i theksuar. /REL

TË FUNDIT
16 minuta
Sadulla Duraku reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së
1 orë
Kurti reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut
1 orë
Bastisje në Strumicë, ndalohet një person
1 orë
LSDM: Të shtëna të reja në Çair, me VMRO-në rrugët janë bërë të pasigurta për qytetarët
2 orë
Shkupi shpreson te Gjykata e Strasburgut

ME TE LEXUARA

17 orë
Turizmi në Shqipëri u rrit me 86%! Raporti i Komisionit Europian analizon shifrat
2 orë
Shkupi shpreson te Gjykata e Strasburgut
1 ditë
Mbi 5600 veta kanë hequr dorë nga shtetësia e Maqedonisë gjatë pesë viteve të fundit
14 orë
Të shtëna me armë zjarri në Çair, jozyrtarisht ka edhe të plagosur
1 orë
LSDM: Të shtëna të reja në Çair, me VMRO-në rrugët janë bërë të pasigurta për qytetarët
22 orë
Ndahen 4.1 miliardë denarë për paga dhe pesë miliardë për pensione
14 orë
Policia e Maqedonisë arreston në Bllacë ish-ushtarin e UÇK-së, me fletëarrest nga Serbia, vepron MPJ e Kosovës
1 ditë
Çfarë bëri atentatori i Donald Trump 48 orë përpara se të qëllonte ish-Presidentin amerikan
1 orë
Bastisje në Strumicë, ndalohet një person

LEXO MË SHUMË

sadulla duraki duraku

Sadulla Duraku reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së

Kurti

Kurti reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut

policia

Bastisje në Strumicë, ndalohet një person

LSDM

LSDM: Të shtëna të reja në Çair, me VMRO-në rrugët janë bërë të pasigurta për qytetarët

maqedoni-bullgari-780x439-1

Shkupi shpreson te Gjykata e Strasburgut

Fatmir-Bytyqi

A do të vazhdojë Fatmir Bytyqi të jetë pjesë e LSDM-së?

mexhiti mickoski

Mexhiti dhe Mickoski në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC Summit) në Londër

moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

vlora hyseni

SHISH: Luftuam spiunazhin serb dhe rus në Shqipëri

INFO

NA NDIQ