Pendarovski në Madrid: Po përballemi me kërcënime hibride që vijnë nga Rusia, që nga viti 2018!

Shefi i shteti, Stevo Pendarovski, i cili po merr pjesë në Samitin e NATO-a në Madrid, u shpreh se e mbështet popullin ukrainas dhe lirinë e tyre. Presidenti Pendarovski bëri me dije se sot do ta miratojnë Konceptin e ri Strategjik, i cili u sinkronizua plotësisht dje nga të gjithë aleatët dhe natyrisht.

“Mendoj që kjo është koha e duhur për të treguar se ekziston solidaritet dhe kohezion i shtuar në kuadër të Aleancës dhe se plotësisht do ta mbështesim popullin ukrainas në mbrojtjen e territorit të tyre, lirisë, në thelb duke luftuar vlerat demokratike dhe lirinë për të gjithë ne”, tha Pendarovski.

Duke folur veçanërisht për Maqedoninë e Veriut, Pendarovski tha se “jemi duke u përballur me këto kërcënime hibride që na vijnë nga Federata Ruse që nga viti 2018, që kur e kishim referendumin për çështjen e emrit, të cilin e ndryshuam për t’u bërë anëtare të NATO-s”, deklaroi Stevo Pendarovski, president i RMV-së.