Pendarovski në takim me krerët e bashkësive fetare në vend

Festa e Pashkëve dhe muaji i Ramazanit në kushte të pandemisë së Kovid-19 ishte tema kryesore gjatë takimit të sotëm të presidentit Stevo pendarovski, me krerët e bashkësive fetare në vend. Me këtë rast u nënvizua nevoja e kujdesit gjatë festave në objektet fetare.

Presidenti Pendarovski, siç njoftojnë nga kabineti i tij, gjatë takimit ka nënvizuar rolin e krerëve të këtyre institucioneve fetare për bashkëjetesën si parakusht për prosperitet dhe përparim në shtet, si dhe për rolin dhe veprimet e tyre gjatë pandemisë së Kovid-19.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e bashkësive fetare kanë drejtuar apel deri tek besimtarët për sjellje të përgjegjshme dhe respektim të pakushte të masave dhe protokolleve të institucioneve shëndetësore.