Pendarovski: Njerëz nga vende të tjera kanë ardhur në Maqedoni për të provokuar incidente

Presidenti Stevo Pendarovski në emisionin debativ  “Click Plus” në TV21 tha se Federata Ruse po e keqpërdor faktin se qytetarët protestojnë legjitimisht kundër propozimit francez.

Sipas Pendarovskit, në Maqedoni kanë ardhur nga vende të tjera për të provokuar incidente.

“Kemi disa dhjetëra persona që kanë ardhur nga disa shtete fqinje dhe që po tentojnë të provokojnë incidente në protesta. Ata nuk janë qytetarët tanë…”, thotë Pendarovski.

Ai shton se pothuajse asnjë djalë 18-vjeçar nuk e di se çfarë është një koktej molotovi, si ta bëjë atë dhe kur ta hedhë.(INA)