Pendarovski: Nuk do të ndodh asgjë e tmerrshme nëse i fusim bullgarët në Kushtetutë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

26/04/2023

Presidenti Stevo Pendarovski sot potencoi se përmes përfaqësuesit të tij merr pjesë në grupin e punës për ndryshime kushtetuese dhe se kjo e tregon qartë qëndrimin e tij politik, se është pro ndryshimit të Kushtetutës me futjen e bullgarëve në të.

“Unë marr pjesë përmes përfaqësuesit tim dhe me këtë e tregoj qartë qëndrimin tim politik, se jam pro këtyre ndryshimeve kushtetuese, vlerësoj se nuk janë diçka e tmerrshme për ne dhe vlerësoj se nuk përmbyset shteti nëse i fusim bullgarët, së bashku me gjashtë – shtatë popujt e tjerë”, tha shefi i shtetit, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me takimin e parë të grupit të punës, në konferencën e përbashkët për shtyp në Shkup me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.

Pendarovski lidhur me takimin e sotëm të grupit të punës, tha se përfaqësuesi i tij do të marrë pjesë në sesionin e punës së grupit të formuar nga Ministria e Drejtësisë, në të cilën siç potencoi duhet të përcaktohet dinamika e punës, sa takime janë të nevojshme, të përcaktohet radha e punëve.

“Unë shpresoj se duke e pasur parasysh atë që është obligim, të cilin e di opinioni dhe të gjithë ne e dimë këtu objektivisht nuk ka shumë punë.

Nuk e di se sa seanca do t’u nevojiten, por është fakt se është mirë që fillon kjo procedurë dhe është mirë që zhvillohet para syve të opinionit, këtu nuk ka agjenda të fshehta, askush të mos ketë frikë se do të bëhet diçka jashtë asaj që tashmë është vendosur në Preambulë dhe në pjesën normative të Kushtetutës për të gjitha bashkësitë e tjera etnike. Dallim nuk do të ketë për bullgarët kuptohet”, potencoi presidenti i shtetit.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sela-taravari

Taravari sfidon Selën: Dilni vetë, unë jam i gatshëm t’i nënshkruaj ato lista që do më sillni dhe do t’i vulosi që të merrni pjesë në zgjedhje!

abazoviq dritan

Abazoviq: Tash shqiptarët në Mal të Zi nuk e ngrisin më flamurin edhe pse kanë të drejtë

Afrim Gashi

Gashi tregon arsyet se pse u bashkua opozita shqiptare

IMG_9532

Sela nga Saraji: Nuk e përkrahim Arben Taravarin për president

Elmi Aziri

Aziri: ASH del e vetme në zgjedhje, kjo çështje do të diskutohet dhe në organet partiake!

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Gjykata vendosi, Trump mund të mbetet në garë

Manastiri Banjskes zvecan

Rexhaj: Ja kush na kishte paralajmëruar më herët për sulmin në Banjskë

ushtria forcat e armatosura shqiperi

Shqipëria e 90-ta në botë për fuqinë ushtarake, vendi dytë në rajon

Talat Xhaferi

Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

INFO

NA NDIQ