Pendarovski: Palevski me dekada ka ndjell urrejtje, sistemi nuk ka reaguar

INA
INA

06/12/2023

Presidenti Stevo Pendarovski thekson se Lupço Palevski, i dyshuari i parë në rastin e grabitjes dhe vrasjes së Vanjës 14 vjeçe dhe Panços 74 vjeç, ka ndjellë me dekada urrejtje edhe përmes partisë së tij politike, ndërsa sistemi nuk ka reaguar për ta sanksionuar. Pendarovski shpreh shqetësimin që edhe parti të tjera politike, figura publike dhe individë me ndikim në rrjetet sociale janë përpjekur që kësaj vrasje makabre t’i japin ngjyrime ndër-etnike. Presidenti kërkoi nga organet e rendit dhe hetuesisë që të ndiqen penalisht të gjithë ata që publikuan lajme të rreme, ngaqë në këtë periudhë parazgjedhore mund të mos jetë rasti i fundit për nxitje të urrejtjes ndëretnike.

“I akuzuari i parë ka qenë i njohur me retorikë të tillë për gjuhë të urrejtjes për dekada me radhë dhe askush nuk i ka bërë asgjë. Në kuptimin e procedurave të sanksionohet. Edhe ai ishte në politikë, nga partia e tij gjitha deklarimet ishin vetëm urrejtje kundër disa bashkësive etnike të caktuara që jetojnë në Maqedoni. Nuk më habit fakti se nga ajo retorikë e udhëhequr nga keqbërësi, tani amplifikohen të tjerë në strukturën e ngjashme si politikanë dhe figura publike në rrjetet sociale, të cilët vetëm e vazhdojnë atë që ai e bënte me vite dhe sistemi nuk ka reaguar fare, për fat të keq”, deklaroi Stevo Pendarovski, President i RMV-së. /alsat/mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arber ademi

Ademi: Vazhdojmë me mbështetjen e të gjitha Universiteteve në vend!

matura-shteterore-provimi

Provimi i maturës shtetërore sivjet më 1 dhe 8 qershor

xhemail jusufi

BDI zgjodhi shefin e shtabit zgjedhor në Tetovë

stevo-pendarovskiii-780x470-1

PRSD mbështet rikandidimin e Pendarovskin për president

moti-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Spitali-i-Strugs-600x360-1

Sulmohet motra medicinale në Spitalin e Strugës

aksident kollar

Makina bie në lum në rrugën Kërçovë – Strazhë në afërsi të fshatit Kollare (VIDEO)

arben taravari kumanove

Sot në Gostivar konventa e promovimit të kandidatit presidencial, Arben Taravari

IMG_9416

ASH e Selës tubim në Tetovë (VIDEO)

INFO

NA NDIQ