Kryqi në Kodrën e Diellit, ja si e komenton presidenti Pendarovski

ina-online
ina-online

18/11/2023

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski ka komentuar ngritjen e kryqit gjigant në Kodrën e Diellit në Malësinë e Tetovës.

Ai ka folur po ashtu edhe për vendosjen e pllakës me hartën gjithëshqiptare në fshatin Sopot të Kumanovës.

I pyetur nëse duke pasur drojë nga tensionimi i marrëdhënieve në shtet, pas vendosjes dhe reagimeve për kryqin në Kodër të Diellit por edhe pllakën në Sopot, Presidenti Stevo Pendarovski, tha se këto gjëra po bëhen në prag të periudhës parazgjedhore dhe që individë apo subjekte të fitojnë ndonjë votë më shumë.

“Kjo është aventurë absolutisht e panevojshme për këdo të Maqedoni, sepse e dimë se si i kemi kaluar në të shkuarën kur kemi pasur tensione dhe konflikt ndëretnik. Dua që të gjitha ato përpjekje, nga cilado anë që vijnë, t’i vë në këtë kontekst, periudha parazgjedhore, disa muaj para zgjedhjeve nëse ato janë në pranverë dhe një mënyrë e rrezikshme të vini deri tek një rejting dhe pikë politike që dikush do t’i fitonte.

Megjithatë po them, do të ngrini tensione, në ditën e zgjedhjeve edhe ndoshta mund të fitoni ndonjë votë më shumë, nëse e ngrini atë retorikë nacionaliste, por çfarë do të bëjmë ditën tjetër?! Sipas meje, asnjë tension politik në kuadër në marrëdhënieve ndëretnike nuk mund ta destabilizojë Maqedoninë, sepse kemi kornizë që funksionon tashmë 22 vjet, por po them se është keq si praktikë politike dhe si përpjekje të disa individëve apo subjekteve politike që me këtë që fitojnë pikë, kjo është e rrezikshme në instancat e fundit, shteti nuk do të destabilizohet, megjithatë mund të përkeqësohen marrëdhëniet ndëretnike mes bashkësive në Maqedoni dhe kjo është gjëja e fundit që na duhet pas gjithë problemeve tjera që i kemi”, deklaroi Stevo Pendarovski.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stefan bogoev

Bogoev: Jam i sigurt për një fitore të dyfishtë në zgjedhjet e Frontit Evropian

bora gjermani dimri

Gjermania paralizohet nga reshjet e dëborës, pezullohen qindra fluturime. Në Bavari u regjistrua sasia rekord prej vitit 1933

Leonard ademi

“Nuk e dinë se nënën ua kanë vra”, vëllai i Liridona Ademit tregon çfarë i thanë fëmijët pas krimit të rëndë në Prishtinë

arben taravari ziadin sela

Arben Taravari: ASH e fortë dhe unike, ka vite që lexojmë lajme për përçarje

3fb9fdb9-5211-407a-a732-9132e4550a33-1392x815

Mexhiti, Kasami dhe Gashi takojnë Islam Aliajn, deputetin shqiptar në Zvicër

Ilire Dauti

Deputetja që zhvillon betejën për shqiptarët pa nënshtetësi

Boban Stefkovski Gazi Baba

LSDM: Kryetarët e VMRO-së marrin 1500 euro rrogë, ndërsa qytetarëve të Gazi Babës u kanë borxhe

moti dimer acar temperatura

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

bujar-osmani-kovacevski-ahmeti

Ky do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni ?! (FOTO)

INFO

NA NDIQ