Pendarovski për ndryshimet kushtetuese: Do të presim qeverinë e ardhshme

INA
INA

06/12/2023

Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski thotë se ndryshimet kushtetuese duhet të presin formimin e qeverisë së ardhshme dhe eventualisht të votohen në Kuvend.

“Nuk shoh hapësirë gjatë muajve të ardhshëm, siç shkojmë drejt qeverisë teknike e cila duhet të fillojë më 28 janar, se do të krijohet klimë politike në të cilën do të votoni me dy të tretat ndryshimet kushtetuese. Jo vetëm për atë çështje me bullgarët, por në përgjithësi për cilëndo çështje”, tha presidenti i shtetit Stevo Pendarovski.

Pendarovski, theksoi se para një viti e gjysmë, shanset reale politike për t’u votuar ndryshimet kushtetuese janë minimale, duke i ditur ato, siç theksoi qëndrimet e deklaruara publikisht të opozitës që sipas tij ka hyrë pa argumente në këtë çështje..3

“Më shpallën për euroskeptik ose disa edhe thanë se jam dorëzuar nga rruga evropiane. Unë vetëm e them realitetin, ashtu siç e shoh, ashtu siç e shohin qytetarët e Maqedonisë”, tha Pendarovski.

Sipas Pendarovskit, ashtu siç do të shkojmë gjatë periudhës së ardhshme në zgjedhje dhe në qeveri teknike, do të jetë më e vështirë që qeveria dhe opozita të bëjnë konsensus politik, “pa dallim që do të jenë në të njëjtën qeveri teknike nga janari e tutje”.

“Asgjë, do të presim qeverinë e ardhshme, Parlamentin e ardhshëm, që do duhet shumë seriozisht ta marrë parasysh këtë çështje. Dhe atëherë do të jetë interesante të shihet nëse do të ketë ndryshim të pushtetit dhe si do të reagojë opozita e tanishme, eventualisht qeveria e nesërme, kur do të duhet ta lusë pushtetin e sotëm opozita e nesërme të votojnë me dy të tretat”, deklaroi Pendarovski.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arber ademi

Ademi: Vazhdojmë me mbështetjen e të gjitha Universiteteve në vend!

matura-shteterore-provimi

Provimi i maturës shtetërore sivjet më 1 dhe 8 qershor

xhemail jusufi

BDI zgjodhi shefin e shtabit zgjedhor në Tetovë

stevo-pendarovskiii-780x470-1

PRSD mbështet rikandidimin e Pendarovskin për president

moti-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Spitali-i-Strugs-600x360-1

Sulmohet motra medicinale në Spitalin e Strugës

aksident kollar

Makina bie në lum në rrugën Kërçovë – Strazhë në afërsi të fshatit Kollare (VIDEO)

arben taravari kumanove

Sot në Gostivar konventa e promovimit të kandidatit presidencial, Arben Taravari

IMG_9416

ASH e Selës tubim në Tetovë (VIDEO)

INFO

NA NDIQ