Pendarovski: Protokolli për anëtarësim në NATO mund të votohet edhe pas zgjedhjeve

0

Presidenti Stevo Pendarovski ka theksuar se Protokolli për anëtarësimin e vendit në NATO mund të votohet edhe pas zgjedhjeve të prillit nga ana e Kuvendit të ri, në rast se Spanja vonon në formimin e Qeverisë dhe ratifikimin e Protokollit për anëtarësim, informon INA.
“Nëse realizohen të gjitha ratifikimet dhe pritet që të bëhet edhe nga ne, pasi që pas 29 vendeve anëtare, duhet që Protokollin ta ratifikojmë edhe ne, atëherë kjo do të ndodhë në prill pas zgjedhjeve”, theksoi Pendarovski në intervistën për TV 24Vesti. Ai ka thënë se ratifikimi atëherë do të bëhet nga përbërja e re parlamentare.(INA)