Presidenti Stevo Pendarovski thotë se me 5 nëntor përmes mekanizmave të NATO-s kanë qenë të njoftuar se Rusia po përgatit pushtimin e Ukrainës.
“Tani po tregohet se sa ishte me rëndësi që kemi hyrë në NATO. Informacionet e para të konfirmuara se Rusia po përgatit pushtim ndaj Ukrainës në tërë territorin, jo vetëm në Donbas, ne që jemi të autorizuar t’i marrin ato informata përmes mekanizmave të NATO-s, i kemi marrë më 5 nëntor të vitit të kaluar”, deklaro Stevo Pendarovski, president.
Pendarovski theksoi se anëtarësimi në NATO është benefit i madhe pasi me kohë institucionet janë informuar dhe është vepruar lidhur me rezervat që u nevojiten sektorëve të ndryshëm. Ai tha se disa shërbime të mëdha zbuluese në atë kohë nuk kanë besuar se kjo është e saktë, prej këtu kontrollonin në mënyrë të tyre, megjithatë, nënvizoi, tani shohim se kjo u konfirmua si informatë 100 për qind e saktë.
“Do të thotë, kemi hyrë në aleancë me shtete që janë më të mira në atë plan në botë”, tha shefi i shtetit.
I pyetur nëse pasi kemi ditur nga nëntori se po përgatitet një gjë e tillë, janë bërë hapa të caktuara prej atëherë e deri tani që të sigurohet ndonjë alternativë për furnizimin me gaz, në kushte kur vendi gjendet në krizë energjetike, Pendarovski tha se në seancën e mbajtur të Këshillit për siguri, kjo ka qenë pika e parë dhe e fundit për diskutim.
Këto janë informata të klasifikuara, tha ai, duke shtuar se kryeministri në atë seancë i ka lexuar të dhënat e fundit nga Byroja për rezerva të mallrave, për çdo produkt ushqimor, deri te energjencat, që janë në rezervat.
“Në atë pjesë ne nuk duhet të shqetësohemi,. Thashë se mund të kemi probleme të caktuara, nëse lufta zgjat. Këtë do ta kenë të gjithë. Nëse zgjat disa javë ne do të kemi pa u furnizuar me sasi të reja të mjaftueshme për të gjitha bazat e produkteve jetësore deri në karburante, të rezistojmë sikur të mos ketë sanksione…”, tha mes tjerash presidenti Pendarovski.
Në ndërkohë, informoi ai, Qeveria ka bërë trup alternativ i cili në bazë ditore kërkon gjithçka që na duhet.
“Sot e pashë deklaratën e presidentit serb i cili tha se maqedonasit kanë kërkuar nga ne 50 mijë tonë grurë, 25 mijë tonë misër. Tha se ne kemi mjaftueshëm në rezerva dhe do t’iu japim. Sasia e atij hapi, duhet të thuhet haptas, është në atë që Serbia para pesë ditëve kur filloi intervenimi i Rusisë në Ukrainë, mori vendim për eksport të të gjitha produkteve vitale strategjike”, sqaroi shefi i shtetit.