Pendarovski: Rasti “Reket” dridhi themelet e shtetit. Jam i dëshpëruar nga Katica

0

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot përmes një konference për shtyp deklaroi se, rasti “Reket” ka ndridhur themelet e shtetit.

“Revolta tek qytetarët është e madhe. Unë si president por edhe si qytetar i këtij shteti jam i dëshpëruar dhe kërkoj zbardhje të plotë të rastit. Kërkoj padi për të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë rast, përfshi këtu edhe funksionarët pavarësisht nëse janë të pushtetit apo opozitës”, deklaroi presidenti.

Ai ofroi mbështetje dhe inkurajoi institucionet përkatëse për një epilog të drejtë gjyqësorë.

“Ju jap mbështetje të plotë institucioneve përkatëse që rasti në fjalë të merr epilogun e duhur gjyqësor. Institucioni president i shtetit do të bëj çmos që këto institucione t’i mbroj nga presionet eventuale. Vetëm përmes një epilogu të drejtë mund të kthejmë besimin tek qytetarët”, tha Pendarovski.

“Nuk ka shtet të se drejtës në rast se pushteti i ndjek vetëm kri minelët e pushtetit të kaluar duke anashkaluar kri minelët e këtij pushteti”, u shpreh Pendarovski.

Sipas Pendarovskit rasti “reket”, ndoshta nuk do të ndikoj për integrimin në NATO, spor nuk përjashtohet mundësia që të ndikoj negativisht në integrimin e vendit në BE. (INA)