Pendarovski: Se kemi luksin që të presim kohëra më të mira!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

25/04/2023

Si të zhvillohet ekosistemi inovativ i vendit për të tërhequr investime, të gjenerojë vende pune dhe t`I mbajë të rinjtë në Maqedoninë e Veriut?

Pyetjen e shtroi Presidenti Stevo Pendarovski në konferencën shkencoro-teknologjike “Industritë tradicionale dhe sektorët kreativ të penguar në rrugën e krizës ekonomike”, njofton KlanM.

“Në vend që të humbim energjinë me tema politike që shpeshherë pa nevojë na preokupojnë 24/7, të gjithë aktorët politik duhet të ndërtojnë konsensus rreth krijimit të ambientit për inovacione për shkak se kjo është interes vital kombëtar” – deklaroi Stevo Pendarovski.

Por, si të sigurohet zhvillimi në kohë të pasigurta? Përgjigja sipas Presidentit, sic percjell KlanM, qëndron tek ekosistemet inovative dhe digjitale kurse vendi në këtë veprim strategjik ka rol të trefishtë.

“Së pari të ndërtohet arsimi bashkëkohor sipas trendeve botërore dhe kërkesave në tregun e punës. Së dyti, të rregullohet korniza me rregulla të fundionimit të këtyre ekosistemeve dhe së treti të krijohen kushte të domosdoshme që ekosistemet të gjenerojnë profit për investitorët por edhe për shoqërinë për shkak se RMV-ja sipas kushtetutës patjetër të jetë shtet social” – deklaroi Pendarovski.

Presidenti shprehet I qartë se vendi nuk e ka luksin të pres kohëra më të mira.

“Është koha e fundit që të japim përgjigje në pyetjen; nëse do të zhvillohemi ose do të vazhdojmë të jetojmë sipas inercionit ku stagnojmë. Asush në botë nuk e ka luksin të presë kohëra më të mira, ne – më së paku! Gjithashtu, askush nga jashtë nuk do t`I krijojë kohërat më të mira. Vetëm ne jemi përgjegjës për fatin dhe të ardhmen tonë” – tha Pendarovski.

Sipas Presidentit start-up ekosistemi i vendit gjendet para tri sfidave të mëdha. Demografik – për shkak të largimit të të rinjve, tashmë janë arritur projeksionet demografike të OKB-së për vitin 2030, ku për 16% kemi më pak të rinj se sa në vitin 2002 respektivisht 28% më pak se në vitin 1991, sfida e dytë, sic percjell KlanM, është arsimore apo mungesa e fuqisë punëtore me kualifikim të lartë me aftësi digjitale kurse sfida e tretë është politike, etnizimi I politikës, partizimi I institucioneve dhe polarizimi I shoqërisë që në plan të dytë vënë zhvillimin e ekosistemit inovativ. /KlanMacedonia/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

cccc-600x360

Përplasje Zagreb-Beograd, kryediplomti kroat: Serbia e obsesionuar me Kroacinë, Vuçiq histerik

plaku milaim motel

Nxehet Plaku: O Pleq dinja hallin vetit, mos shkoni në motele mu ba horë e me vdekë aty? (VIDEO)

dokumente pasaporta

Qytetarët e Shkupit mund të kontrollojnë online nëse pasaporta e tyre është gati

termet

Tërmet në afërsi të Ulqinit

Talat Xhaferi

Xhaferi në Samitin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor të BERZH-it

Izet Mexhiti

Mexhiti mesazh Grubit: S’jemi derivat i Dik Martit dhe shtëpive të verdha

Taravari Gostivar

Halil Snopçe u caktua kryetar i shtabit zgjedhor të degës së ASH në Gostivar

Arben Taravari3

Taravari: Maqedonia një herë ka zgjedhur president në Kuvend, pse mos ta bëjmë sërish!

bdi kryesia

BDI e vetme apo bashkë Selën në zgjedhje, në lojë edhe emra tjerë?!

INFO

NA NDIQ