Pendarovski: Sulmet ndaj identitetit vështirsojnë ndryshimet Kushtetuese

Picture of designer@fetishimedia.ch

27/01/2023

PRESIDENTI NË TAKIM ME KORIN DIPLOMATIK NË VEND

Është koha kur angazhimet deklarative duhet të zëvendësohen me vendime të guximshme, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për ndihma ushtarake dhe humanitare për Ukrainën, zgjerimin e BE-së ose për sigurinë dhe progresin ekonomik të hapësirës evropiane. Kështu, sic njofton KlanM, tha Presidenti Pendarovski në takimin tradicional vjetor me korin diplomatik të akredituar në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Presidentit Pendarovski, në historinë më të re të Evropës, gjatë periudhës së kaluar, përvec Ukrainës, vetëm Maqqedonia e Veriut është përballur me sfida të mëdha dhe sulme joparimore ndaj parametrave identitare.

“Ndryshimet kushtetuese së shpejti duhet të jenë në agjendën e vendit dhe në këtë kontekst na duhet një atmosferë ku të gjithë forcat pro-evropiane do të mund të bashkohen dhe t`I realizojnë këto ndryshime. Ky process nuk do të jetë I lehtë, kurse cdo provokim I mëtejshëm ose sulm ndaj identitetit tonë, vetëm se do ta vështirësojë procesin. Me fjalë të tjera na duhet një ambient stabil dhe parashikueshmëri të rrugës evropiane” – tha Pendarovski.

Sipas Presidentit Pendarovski, sic percjell KlanM, rajoni I Ballkanit Perëndimor është I goditur nga ngjarjet në Ukrainë, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për pasojat ekonomiko-sociale ose ekspozimit të kërcënimeve hibride dhe fushatave të lajmeve të rreme.

Hapja e negociatave të RMV-së dhe Shqipërisë, statusi kandidat për Bosnjë e Hercegovinën, vendimi për shfuqizimin e vizave për Kosovën dhe një sërë masash ekonomike, sipas Presidentit Pendarovski pjesërisht ka kthyer kredibilitetin e BE-së në rajon kurse politikat ve këtilla do të kenë efekt stabilizues. /KlanMacedonia/

TË FUNDIT

BDI letër faktorit ndërkombëtarë për gjuhën shqipe: Parandaloni vendimin që destabilizon vendin

VIDEO/ Dy “Audi” me vlerë 150 mijë € të vjedhura në Zvicër u sollën në Tiranë

Ilir Shaqiri festoi ditëlindjen, ja sa vite…?

Sara lajmërohet pas lindjes, ndanë emocionet e para me vajzën

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Kosova

Rinovimi i kontratës, Van Dijk refuzon ofertën e parë të Liverpool

ME TE LEXUARA

1
BDI letër faktorit ndërkombëtarë për gjuhën shqipe: Parandaloni vendimin që destabilizon vendin
1
VIDEO/ Dy “Audi” me vlerë 150 mijë € të vjedhura në Zvicër u sollën në Tiranë
1
Ilir Shaqiri festoi ditëlindjen, ja sa vite...?
1
Sara lajmërohet pas lindjes, ndanë emocionet e para me vajzën
1
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Kosova

LEXO MË SHUMË