Pendarovski: T’i tejkalojmë dallimet politike dhe të bashkohemi rreth fillimit të negociatave

INA
INA

18 Gusht, 2023

“Neve na nevojiten reforma serioze, ndërsa në atë drejtim, negociatat për anëtarësim në bashkimin Evropian vetlm mund të na ndihmojnë t’i mobilizojmë të gjitha rresurset dhe t’i bëjmë politikanët shumë më përgjegjës në punën e tyre. Parakusht kritik për atë është t’i tejkalojmë të gjitha dallimet politike dhe të bashkohemi rreth fillimit të negociatave, që do të na ndihmojë të zbatojmë reforma thelbësore, për të mirën e të gjithë qytetarëve. Më pas, të marrim shembull Armatën, t’i bashkojmë radhët dhe të bashkuar t’i përkushtohemi interesit kryesor të kësaj gjenerate, dhe të gjitha gjeneratave që vijnë”, porositi presidenti i shtetit dhe komandanti suprem i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski.

Në solemnitetin me rastin e Ditës së Armatës, që u mbajt në Stadiumin ushtarak në Parkun e qytetit në Shkup, presidenti i shtetit porositi se qytetarët tanë sot janë më të sigurt për shkak të mburojës së sigurisë të Aleancës së NATO-s, ndërsa pjesa më e rëndësishme e asaj mburoje janë pjesëtarët e Armatës.

Ai përkujtoi se mu prej fillimit, si shtet kontribuojmë drejt përpjekjeve të përbashkëta për mbështetje të Ukrainës në luftën e saj kundër invazionit rus, Ne jemi, siç tha, mes pesë shteteve anëtare të Aleancës sipas raportit mes Bruto prodhimit vendor dhe ndihmës ushtarake materialo-teknike që ia japim Ukrainës në këtë periudhë kritike. Pendarovski porositi se duhet të vazhdojmë të investojmë në mbrojtjen dhe sigurinë tonë.

Qëllimi është, theksoi, të kemi Armatë e cila do të jetë jo vetëm e përmirësuar në mënyrë strukturore, por edhe e modernizuar me mjete luftarake dhe pajisje për mbrojtje të atdheut.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski potencoi se investimi në mbrojtje është investim në sigurinë e qytetarëve dhe sigurinë nacionale.

Këtë vit, theksoi kryeministri, buxheti për mbrojtje është 1,85 për qind e BPV-së dhe është më i madh se buxheti për viitin e kaluar për 24 për qind dhe paralajmëroi se edhe vitin e ardhshëm ndarja për mbrojtje do të jetë 2 për qind e BPV-së.

“Lidhja e fortë dhe besimi i ndërsjellë, respekti për Armatën e Maqedonisë së Veriut nga qytetarët që jetojnë në këtë vend na inkurajon, por edhe na jep detyrë në të ardhmen si Qeveri që të bëjmë gjithçka që Armata të ketë gjithçka që i nevojitet për të vazhduar fuqishëm të zhvillohet. Integrimi në strukturat evropiane është në krye të prioriteteve. Para nesh është realizimi i edhe një qëllimi strategjik, anëtarësimi në BE”, tha kryeministri.

Ai informoi edhe për vendimin për t’u miratuar planet e reja rajonale për mbrojtje kolektive dhe përgjigje të shpejtë ndaj kërcënimeve përmes tokës, ujit dhe ajrit, që, sipas tij, lshtë transformim i gjeneratës që në mënyrë afatgjate do ta përforcojë NATO-n, e me atë edhe mbrojten dhe Armatën tonë.

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska theksoi se kjo ditë shënohet në përkujtim dhe dner të batalionit të parë partizan Mirçe Acev, i cili saktësisht para 80 viteve në këtë ditë u konstituua rrëzë malit Sllavej. Ky, siç tha, ishte simboli i parë dhe paralajmërimi i shtetësisë sonë që më pas u konfirmua me Mbledhjen e parë të KAÇKM-së.

Ajo potencoi se në kohë të krzisë globale qëndruam krah për krahu me të gjitha kombet që patën nevojë. Ndihmuam në Turqi, Slloveni, por edhe në Ukrainë.

“Edhe pse jemi shtet i vogël ne jemi njerëz me zemra të mëdha, dhe atë e treguam në Turqi dhe në Slloveni, duke u ndihmuar miqve tanë të përballen me pasojat nga katastrofat natyrore. Qëndruam edhe në bështetje të popullit ukrainas. I ndihmuam Ukrainës,jo sepse duhej, por sepse kjo është mënyra e vetme të jemi në anën e duhut të historisë”, tha Petrovska.

Gjatë solemnitetit të sotëm, pendarovski dekoroi 13 pjesëtarë të Armatës me medalje për pjesëmarrje në operacione humanitare apo paqësore jashtë territorit të vendit, ndërsa me medaljen për guxim u dekoruan 60 pjesëtarë të armatës të cilët morën pjesë në përballjen me pasojat nga tërmeti katastrofik në Turqi.

Gjithashtu, presidenti i kumtoi Dekretet për avancim në grada të gjeneralit, ndërsa nga ana e ministres Petrovska u ndanë grada të eprorëve të avancuar në gradë të kolonelit.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

duhan cigare

Fëmijëve u shiten cigare me copë para shkollave në Tetovë (VIDEO)

Klinika-Shkup

Shënon rritje numri i pacientëve me grip, por edhe me Covid-19 në Maqedoni

instituti-arben-xhaferi

Instituti “Arben Xhaferi”: Ndryshimi i Kodit Penal anti evropian dhe i dëmshëm në luftën kundër korrupsionit

escobar eskobar gabriel

Eskobar: Maqedonia të kujdeset që ligjet të jenë në përputhje me standardet evropiane

Bullgari-Maqedoni-780x439-1

Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, “kacafytje” mes maqedonasve dhe bullgarëve!

Muhamed Zekiri

Shtyhet seanca gjyqësore për Muhamed Zekirin

mickoski jankullovska gordana

Takimi Mickoski-Jankullovska/ ASH: A do të thotë se kjo fotografi do të kthejë kriminelët në politikë?

baste bastore

Pagoi tiketën as 1 euro, fitoi afër 30 mijë euro nga bastet (FOTO)

hkolla_klasa_derrasa_e_zeze_sindikata greve

Rrogat e arsimtarëve nga ky muaj rriten për 15%

INFO

NA NDIQ