Pavarësia e përforcon shpërnguljen masive të të rinjve jo vetëm nga vendi ynë, por edhe nga i tërë rajoni i Ballkanit Perëndimor. Me atë humbim kapital të çmueshëm njerëzor dhe social nga i cili varet rritja afatgjate ekonomike dhe zhvillimi i shteteve tona dhe i tërë rajonit. Janë të domosdoshme reforma në segmentet vitale kyçe për zhvillimin ekonomik, siç janë investimet, produktiviteti i punës, dimensionimi i arsimit sipas kërkesave të tregut të punës dhe krijimi i vendeve të punës, porositi presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin në Konferencën e nëntë ndërkombëtare hulumtuese që e organizojnë Banka Popullore dhe Komiteti për ndërlidhje e Breton Vuds.
Sipas Pendarovskit, kjo më së miri mund të arrihet përmes reformave të përforcuara dhe integrimit të përshpejtuar në Bashkimin Evropian.