Pendarovski me 400 euro rrogë do të shpërngulej nga Maqedonia, Osmani me mbi 2.500 euro rrogë thotë se mund të detyrohet të marrë borxh! Qytetarët si ia dalin?

ina-online
ina-online

27/02/2024

Muaj më parë presidenti aktual dhe kandidati për edhe një mandat për president, Stevo Pendarovski deklaroi se personalisht so të shpërngulej nga Maqedonia e Veriut, po të mos ishte president, marrë parasysh faktin se paga mesatare në vendin tonë sillet rreth 400 euro.

“Paga mesatare në shtetin tim, mendoj se është ngjashëm edhe në shtetet tjera që jemi tani në skenë, është diku 400 euro. Edhe unë po të mos isha president, edhe unë do të largohesha vetë nga Maqedonia, nga vendi im”, tha Pendarovski.

Ndërsa, kandidati për president nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani në thotë se edhe përkundër asaj që është ministër i Punëve të Jashtme, e që merr një pagë mbi 2.500 euro në muaj me rritjen e fundit, e nëse nuk e merr rrogën për një periudhë, detyrohet të marrë borxh për të mbijetuar gjatë muajit.

“Miqtë qeshin kur u them se nëse një muaj nuk marr pagë, do të duhet të marr borxh. Njerëzit thonë “nuk ka shanse”, kaq vite zyrtar, kushedi çfarë pritjesh ka për zyrtarët, por ja po e them sinqerisht se nëse një muaj nuk më vjen rroga, unë e kam patjetër të marr borxh që të mbijetoj. Mua mund të më akuzoni për gjithçka por jo për korrupsion. Thjesht e kam kuptuar se korrupsioni është shumë i lidhur me karakterin”, tha Osmani.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ministria-e-kultures-

3000 punonjës pa paga, protestë para Ministrisë së Kulturës

IMG_1265

Sondazhi i IRI: Serbia aleati më i rëndësishëm për qytetarët maqedonas, Bullgaria, Rusia dhe Kosova shihen si kërcënim

ASH

ASH: Mickoski konfirmoi se po përgatitet një front anti BE dhe NATO

kandidatet president maqedoni zgjedhjet

Edhe 4 ditë deri në përfundim të fushatës për zgjedhjet presidenciale, ja çfarë premtojnë e për çfarë akuzojnë kandidatët

Mickoski

Mickoski premton pajtimin dhe bashkimin kombëtar maqedonas

FILIPCE-768x507-1

Filipçe: VMRO-DPMNE i gënjen qytetarët! Misajllkovski: Jam optimist për zgjidhje më të mirë për BE

fatmir besimi

Besimi: Deri në vitin 2028 paga mesatare 900-1000 euro

FB_IMG_1713533454518

VLEN takon mërgatën shqiptare në Berlin dhe Cyrih

vankovska

Vankovska: Nuk mjaftohemi me një kolltuk dhe një pozicion, ne kemi një kauzë

INFO

NA NDIQ