Pendarovski, Xhaferi dhe Kovaçevski mesazhe urimi për Kurban Bajramin

Picture of ina-online
ina-online

28/06/2023

Kryeminstri Dimitar Kovaçevski, me rastin e njërës prej festave më të mëdha fetare, Kurban Bajramit, i ka dërguar urimin kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reis-ul-Ulema Haxhi Hfz. Shaqir Effendi Fetai, anëtarëve të Rijasetit dhe myftinjve, si dhe të gjithë anëtarëve të besimit islam.

“Festimi i kësaj feste, e cila është simbol i solidaritetit dhe mirëqenies, është në frymën e bashkëjetesës sonë shekullore që ndërtojmë prej brezash. Festa e Kurban Bajramit na kujton të gjithëve kuptimin dhe madhështinë e ndarjes, dashurinë për fqinjin dhe respektin reciprok”, thuhet në urimin e kryeministrit Kovaçevski. Ajo thekson se vetëm së bashku dhe të bashkuar, ne mund të kapërcejmë çdo sfidë dhe të vazhdojmë të ushqejmë dhe mbrojmë shoqërinë tonë si një shoqëri për të gjithë.

Mesazh urimi ka përcjell edhe presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.

“Urime Kurban Bajrami të gjithë qytetarëve të besimit Islam. Uroj qe festat ti kaloni ne harmoni, harmoni dhe begati, duke ndihmuar te gjithe qe kane nevoje per ndihme, mbeshtetje dhe mirekuptim”, thuhet në telegramin e urimit të Pendarovskit.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka theksuar se Kurban Bajrami është festë e solidaritetit dhe e empatisë, festë e zemërgjerësisë dhe e faljes, festë e altruizmit dhe e vetëflijimit, e mirëkuptimit dhe e respektit mes njerëzve.

“Edhe këtë vit, Kurban Bajrami i mbushi zemrat e të gjithë njerëzve dhe le t’i mbush me gëzimin që sjell me vete. Në këtë ditë të madhe, le ta ndajmë tryezën, le ta ndajmë atë që kemi me të afërmit apo të largëtit, të njohurit apo të panjohur, me ata që kanë më shumë dhe me ata që kanë më pak.
Në këtë kohë të trubulencave që po kalon i mbarë njerëzimi si dhe shteti ynë, të mos lejojmë që të kalojmë vetë dhe të vetmuar në betejat dhe sfidat tona dhe të të tjerëve; të bashkohemi për tejkalimin e çdo pengese apo vështirësie që shfaqet para nesh. Ta festojmë së bashku jetën dhe ta ndërtojmë ardhmërinë e përbashkët, sepse të gjithë jemi pjesë e patjetërsueshme e kësaj toke. Edhe njëherë, urime Kurban Bajramin edhe shumë vite ta festojmë!”, thuhet në mesazhin e Xhaferit. (INA)

TË FUNDIT
23 minuta
Aksion nga Dogana e Maqedonisë: Sekuestrohen fustane, motoçikleta e cigare
25 minuta
Qeni ngordhi nga i nxehti pasi polici e harroi në veturë!
29 minuta
Kush do të financojë stadiumin e Tetovës? Kasami shpreson në ndihmën e Qeverisë
32 minuta
Përmendën padinë ndaj Drin Ahmetit, Bexheti porosi VMRO-së: Nuk na frikësoni
33 minuta
Prej nesër fillon ulja e temperaturave, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima

ME TE LEXUARA

1 ditë
Sedat Rushani drejtor në Byron për Metorologji (FOTO)
3 orë
Tetovë, xhipi me targa zvicerane i'a mori jetën 67 vjeçarit me bicikletë dhe iku nga vendi i ngjarjes
21 orë
Pesë të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit sot janë liruar me pushim prej 30 ditësh
6 orë
Taravari: BDI kurrë më s’do t’i fitojë zgjedhjet
1 ditë
Arrestohet një person nga Likova, i dënuar me mbi pesë vite burg
3 orë
Dauti: S’do lejojmë që për fatin e shqiptarëve të vendosin maqedonasit!
21 orë
Bajrami: Ndryshimi solli lirinë për dhunuesit e 27 prillit
1 ditë
Maqedonia e Veriut do të rris numrin e fluturimeve me çmime të ulta
5 orë
Ibrahimi këshillon BDI-në: Angazhoni ekspertë edhe për luftën kundër korrupsionit!

LEXO MË SHUMË

63966BD2-B758-4ED5-9370-0599EA2B88F0

Aksion nga Dogana e Maqedonisë: Sekuestrohen fustane, motoçikleta e cigare

policia

Qeni ngordhi nga i nxehti pasi polici e harroi në veturë!

stadiumi tetoves

Kush do të financojë stadiumin e Tetovës? Kasami shpreson në ndihmën e Qeverisë

blerim bexheti

Përmendën padinë ndaj Drin Ahmetit, Bexheti porosi VMRO-së: Nuk na frikësoni

moti shiu

Prej nesër fillon ulja e temperaturave, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima

arben taravari

Taravari – Melsom: Thellimi i bashkëpunimit në shëndetësi

bilall kasami asim izairi

Dr. Asim Izairi bëhet pjesë e Lëvizjes BESA?!

bia-serbe

Serbia arreston tre spiunë të Maqedonisë së Veriut

kredite denar

Paga mesatare në muajin maj 41.252 denarë

INFO

NA NDIQ