Pendarovski: Shqiptarët atje janë urë lidhëse ndërmjet dy shteteve

INA
INA

25/01/2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të enjten në vizitë pune homologun e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, të cilit i ka rikonfirmuar përkushtimin për vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme mes vendeve.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, sipas Osmanit janë urë lidhëse ndërmjet të dy shteteve dhe shtyllë e stabilitetit, por edhe e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.Presidentja ka falënderuar homologun Pendarovski për përkushtimin e tij personal për raportet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas saj, të dy shtetet kanë vizion të përbashkët për një Ballkan Perëndimor stabil dhe të integruar në Bashkimin Evropian.

“Më tej, Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe bashkëpunimin nga Maqedonia e Veriut, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për stabilitetin rajonal. Presidentja tha se me mbështetjen e shteteve mike sikurse Maqedonia e Veriut, Kosova mund të avancojë në rrugën e integrimit evropian”.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani tha se anëtarësimi në Këshillin e Evropës është në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim”, thuhet në njoftimin për media të Presidencës.

Sipas Osmanit, Kosova ka dëshmuar angazhim serioz në procesin e reformave rrënjësore, ndaj meriton ta marrë statusin e vendit kandidat në BE.

Ajo ka theksuar se Maqedonia e Veriut nuk është vetëm fqinje e Kosovës, por edhe partnere në shumë procese.

“Procesi i integrimit evropian është prioritet që na bashkon dhe në këtë rrugë ne do të vazhdojmë ta ndihmojmë njëra-tjetrën”. /Telegrafi/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bota ruse harta

Ushtarët rus në Ukrainë bëjnë fotografi me një hartë që tregon edhe Ballkanin

zgjedhje maqedoni

Partitë për zgjedhje do të reklamohen në 249 portale, 37 televizione dhe 35 radio

ahmeti zaev kovacevski

BDI a e mashtroi LSDM-në për “Frontin Europian”? (VIDEO)

kovacevski

Kovaçevski premton rroga minimale nga 600 euro dhe rroga mesatare nga 1000 euro

Xhelal Zejneli

Çështja shqiptare në Maqedoni – statusi politik

administrata

Mbi një mijë funksionarë në Maqedoni nuk do të kenë rritje të re të pagave

ministria shendetesise instituti i shendetit publik

Largohen nga puna 19 të punësuar në Qendrën e Shëndetit Publik Shkup

cmimet-e-garantuara

Sot përfundon masa – Nga nesër çmimet në mëshirë të tregtarëve

Putin

REL: Putin paralajmëron për rrezikun e një lufte bërthamore me NATO-n

INFO

NA NDIQ