Pensionet në Maqedoninë e Veriut rriten për shtatë përqind

Sipas metodologjisë së re që është miratuar nga marsi i vitit 2022, pensionistët do të marrin një pension me rritje prej shtatë përqind në fund të muajit, që do të thotë përshtatja do të jetë 50 përqind e kostos së jetesës dhe 50 përqind në lidhje me pagën mesatare.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska informon se diku rreth 36 mijë amvisëri janë përfituese të ndihmës minimale të garantuar që janë të përfshira në sistemin e mbrojtjes sociale.

“Sistemi i vitit 2019 në fushën e uljes së varfërisë jep efekte sidomos në pandemi dhe kriza ekonomike me të cilën po përballemi është një sistem i hapur që përfshin shpejt të gjithë ata që në një moment u gjendën në një situatë të pasigurt materialisht. Masa ka edhe për familjet me një prind, si dhe për ato familje ku kemi dy, tre ose më shumë fëmijë, shtesa ka edhe për fëmijë dhe arsimim që realisht përfshinte një numër shumë më të madh familjesh, ndryshe nga sistemi i mëparshëm që kufizonte familjet për të marrë shtesa”, tha Trençevska.

Me masat e reja, ministri i Financave dhe ministrat e tjerë duan të kujdesen për kategoritë më vulnerabël në prag të dimrit.