Pensionistët sot protesta para Qeverisë së RMV-së, autoritetet bëjnë analiza nëse mund të përballohet rritja e pensioneve

Picture of INA
INA

20/09/2023

Organet kompetente bëjnë analiza, ndërsa pensionistët po e humbin durimin. Në ditën botërore të pensionistëve (20 shtator) pritet të ketë protesta të mëdha para Qeverisë së RMV-së.

Pensionistët për herë të dytë mblidhen për të protestuar, pasi para një muaji morën premtim nga autoritetet se grupet e punës në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale do t’i shqyrtojnë kërkesat e tyre dhe do të propozojnë zgjidhje konkrete, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, para dy ditëve deklaroi se deri në fund të shtatorit pret propozime konkrete nga grupet e punës. Por kjo porosi, megjithatë nuk i qetësoi pensionistët.

“Nuk mund të presim. Është e qartë se vetëm blejnë kohë. Është e thjeshtë, nuk lëshojmë pe dhe nuk do të tërhiqemi derisa të marrim atë që e kërkojmë. Rritje lineare të pensioneve për të gjithë pensionistët prej 3500 denarëve. Për të gjithë”, tha për “DW” pensionisti Trajçe Stanojkov.

Për pensionistët është e papranueshme që pensionet të rriten për 6%, sipas metodologjisë së konfirmuar, në kushte kur harxhimet për jetesë janë rritur në mënyrë drastike në vitet e fundit.

Beteja për pensione më dinjitoze po nxehet, por është edhe përçarëse. Kryesia e Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve u distancua që në fillim nga metodat dhe mënyra e zhvillimit të betejës me protesta.

“Kërkesat e bordeve nismëtare kanë mbërritur tek ne dhe i kemi proceduar në ministrinë përkatëse dhe janë në shqyrtim nga komisioni qeveritar. Janë bërë pyetjet dhe po punohet për to. Ekziston një marrëveshje që fillimisht të zhvillohen një sërë masash për asistencën sociale dhe më pas t’i qasemi zgjidhjes sistematike për pensionin më të ulët. Ne si sindikatë kemi bërë propozimet tona edhe më herët para protestave dhe jemi për zgjidhjen institucionale të problemeve dhe kërkesave. Unë pres që zgjidhjet e qëndrueshme do të pranohen. Mund të pretendoni, por jo diçka që mund të dëmtojë si afatshkurtër ashtu edhe afatgjatë për pensionistët. Prandaj them se duhen kërkesa optimale, plotësimi i një optimumi logjik të asaj që kërkohet. Sistemi ynë pensional është i qartë dhe ajo që kërkohet nuk është në përputhje me të”, tha për DW Stanka Trajkova, kryetare e Sindikatës së Pensionistëve të Maqedonisë.

Rritja lineare e pensioneve, sipas përllogaritjeve, do t’i kushtojë shtetit rreth 230 milionë euro në vit. Një shumë jo e vogël, sidomos kur merret parasysh se si dhe për sa po mbushet gropa në fondin e pensioneve, e cila çdo vit sa vjen e bëhet më e madhe.

TË FUNDIT
24 minuta
“Unë e urrej Donald Trump”/ Kush është 20-vjeçari që qëlloi me armë ish-Presidentin e SHBA-ve, video-mesazhi që ndau pak kohë më parë
2 orë
Shahini: Ja pse sivjet turistët nga Kosova s’po e zgjedhin Shqipërinë
2 orë
Pritjet kufitare, ja sa po pritet në Tabanoc dhe Bogorodicë
2 orë
Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit
2 orë
Tre rezolutat e miratuara nga Mbledhja e përgjithshme e BDI-së me preambulë

ME TE LEXUARA

23 orë
Memedi: Janë ndërmarrë masat për rastin e foshnjes 4 muajshe, do ketë përgjegjësi
21 orë
Sindikata e Gazetarëve të RMV-së: Ndalini konferencat për media në ambient të hapur në mes të valës së të nxehtit
3 orë
Biden flet për sulmin me armë ndaj Trump
22 orë
Fari Hiseni nga LD: BDI në foltore e paraqet veten si shqiponjë, ndërsa në negociata bëhet një kanarinë
21 orë
Dorëhiqet drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, shkak presioni politik
3 orë
Del video kur snajperisti vret sulmuesin e Trump në tubimin në Pensilvani (VIDEO)
21 orë
Një serbe e plagosur në autostradën Negotinë-Demir Kapi, ishte përleshur fizikisht me bashkëshortin e saj në makinë

LEXO MË SHUMË

IMG_4340

“Unë e urrej Donald Trump”/ Kush është 20-vjeçari që qëlloi me armë ish-Presidentin e SHBA-ve, video-mesazhi që ndau pak kohë më parë

Agim shahini

Shahini: Ja pse sivjet turistët nga Kosova s’po e zgjedhin Shqipërinë

IMG_4341

Pritjet kufitare, ja sa po pritet në Tabanoc dhe Bogorodicë

trump sulm

Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit

BDI Ali Ahmeti

Tre rezolutat e miratuara nga Mbledhja e përgjithshme e BDI-së me preambulë

Snajper trump

Del video kur snajperisti vret sulmuesin e Trump në tubimin në Pensilvani (VIDEO)

biden trump

Biden flet për sulmin me armë ndaj Trump

trump sulm

FBI identifikon sulmuesin, kush është autori 20 vjeçar që qëlloi me armë Donald Trump!

moti Vapa nxehti temperaturat

Mot me diell dhe temperatura deri në 42 gradë Celsius

INFO

NA NDIQ