Pensionohet profesori i njohur kumanovar, katër dekada me shumë gjenerata

Iliria News Agency
Iliria News Agency

20/01/2023

Në arritjen e gjithëmbarshme të shoqërisë së një vendi, padyshim kontribut të madh kanë dhënë edhe mësimdhënësit, ata që kanë shpërndarë dritën e dijes.

Puna me brezat e rinj për arsimimin dhe edukimin e tyre vlerësohet si bazament kryesor për të ndërtuar një shoqëri të shëndosh. Shumë punëtorë arsimi ia kanë kushtuar një jetë shkollës dhe punës me nxënës.

Të shkruash për biografinë e mësuesve të gjeneratës më të ndritshme të arsimit, nuk mjafton vetëm një copë letër. Pjesë e kësaj gjenerate ishte edhe mësimdhënësi Hysen Rahamani, i cili sot është pensionuar pak pasi ka mbushur katër dekada punë të palodhshme dhe kontribut të çmueshëm në arsim.

Profesori Hysen Rrahmani është nga Çerkezi Kumanovës. Ai për katër dekada punoi si profesor i lëndës së Fizikës në gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë.

“Unë arsimit i kam shërbyer rreth 40 vjet në shkollën e mesme në Kumanovë dhe 3-vite në Gjilan. Mua asnjëherë nuk më është nda ditari nga dora dhe puna me nxënës , që nga viti 1982, kur si 23 vjeçar edhe fillova punën për herë të parë në gjimnazin Kumanovës , pastaj në gjimnazin e Gjilanit prej vit 1988 deri në viti 1991.Pastaj në vitin shkollor 1991/92 filluam të punojmë në paralelet e formuara nga qytetarët shqiptar të Kumanovës pak me vonesë diku me 7.Tetor 1991 në SHFK “Naim Frashëri” Kumanovë atëherë Vllazërimi”, deklaroi profesor Hysen Rrahmani për Open-TV.

“Gjatë tërë këtyre viteve punë, nuk kam kursyer mundin dhe vullnetin tim për të edukuar dhe mësuar gjeneratat e reja. Mendoj se është kënaqësi që arrita moshën e pensionimit, por njëkohësisht edhe pikëllim që tash po e lë profesionin që kam kryer për 40 vjet me radhë. Kjo është ndjenja e përzier që po më përcjell tash pas 40 vitesh punë si mësimdhënës”, shtoi ai.

Gjatë këtyre vite të punës ka pasur kohë të mira, por edhe të vështira.

“Ka qenë viti 1982 kur për herë të parë kam kapur ditarin në dorë. Mbaj mend qysh atëherë kur bisedonim me kolegë, se edhe sa kohë dalim në pension, natyrisht në atë kohë logjikisht për mua ishte diçka si e largët e pa kapshme. Por, tani kur kam dalë në pension e më duket sikur dje kam nisur profesionin si mësimdhënës, ndërsa sot po e përfundoj! Kohë më të vështirë që përjetuan gjatë viteve të1988-ta, kur u mbyllën paralelet me mësim në gjuhën shqipe dhe në vitn 2001 kur filloi lufta për të drejtat e shqiptarëve. Unë dy vite kam punuar pa pages një në Gjilan dhe një në Kumanovë. Vitet e 1988-ta dhe 2001-ta ishin kohë e vështira për ne por kurrë nuk jemi dorëzuar me shpresën që do ta përjetojmë kënaqësinë e këtij profesioni nëkushte më të mira. Dhe kjo ditë erdhi dhe jemi shume falënderues për gjithë ata që kontribuan”, theksoi prof. Rrahmani.

“Jam falënderues gjithë stafit të shkollës ku në mesin e kolegëve të mi ka dhe ish- nxënës. Por, ajo që më gëzon mua është fakti se nxënësit ee mi të të shumë gjeneratave dalloheshin për arritje e ruajtje të cilësisë mësimore, mandej edhe në përvetësimin e dijeve në ciklin e lartë të arsimit më tej si dhe në zhvillimin e profesioneve të tyre”, përfundoi prof. Hysen Rrahmani. /Open-TV

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

inbound5274883598291663641

Zgjedhjet presidenciale – Ja çfarë thanë nga OSBE/ODIHR

Zgjedhjet_Bullgariw

Zgjedhjet përgjithësisht kaluan qetë, 12 raste të fotografimit të fletës së votimit

vlora citaku

Çitaku për zgjedhjet në Maqedoni: Kurti mandatin e ka fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve

Partite politike BDI vlen ash pde lp pdsh

A i ruajtën bastionet partitë politike shqiptare?

inbound5715045676605177490

Siljanovska: Si presidente do të punoj për të krijuar unitet, premton se do të bashkëpunojë me opozitën

inbound1052944244095493198

Çfarë thonë liderët e partive kryesore për zgjedhjet e 8 majit

zejdi tubim

Zejd flet për ruandin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Zgjedhje votime vota Maqedoni

A do të vendosin shqiptarët për presidentin e Maqedonisë së Veriut më 8 maj?

IMG_1515

Grubi shfaqet me valixhe para komunës së Çairit: Le të japin dorëheqje, le të shkojnë në shtëpi

INFO

NA NDIQ