Pentagoni i shqetësuar: Kina mund të fundosë të gjithë flotën e aeroplanmbajtësve amerikane në 20 minuta. Humbasim në çdo simulim lufte

Picture of Ina Online
Ina Online

18/04/2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë aktualisht 11 aeroplanmbajtëse në shërbim aktiv, përfshirë 10 të klasës Nimitz dhe 1 të klasës së avancuar Gerald R. Ford.

Këto anije gjigante kanë qenë prej dekadash themeli i fuqisë ushtarake dhe diplomacisë amerikane nëpër botë. Por, sipas paralajmërimeve të fundit nga vetë Pentagoni, këto simbole të fuqisë mund të jenë në rrezik.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka deklaruar se raketat hipersonike kineze mund të shkatërrojnë të gjithë flotën e aeroplanmbajtëseve amerikanë për vetëm 20 minuta në rast të një konflikti të menjëhershëm. “Kina ka ndërtuar një ushtri me qëllimin specifik për të mposhtur SHBA-të”, u shpreh ai në një intervistë të fundit.

Sipas Hegseth, ushtria amerikane “humbet ndaj Kinës në çdo simulim lufte” të organizuar nga vetë Pentagoni. Ai fajësoi burokracinë amerikane dhe ritmin e ngadaltë të modernizimit ushtarak, në një kohë kur Kina po përparon me shpejtësi në teknologjitë strategjike.

Një raport i Departamentit amerikan të Mbrojtjes i publikuar në dhjetor 2024 konfirmon përparimin e jashtëzakonshëm të Kinës në teknologjinë e raketave hipersonike në 20 vitet e fundit.

Në shtator të vitit 2024, Kina kreu një provë të një rakete balistike ndërkontinentale që përfundoi në një zonë të caktuar të Oqeanit Paqësor – një veprim i rrallë që shihet si paralajmërim i qartë ndaj SHBA-ve dhe aleatëve të saj në rajon. Ekspertët theksojnë se kjo është prova e parë e tillë që nga viti 1980.

Raketa e testuar, DF-27, thuhet se ka një rreze veprimi nga 5.000 deri në 8.000 kilometra, duke e cilësuar atë si një ICBM – raketë balistike ndërkontinentale, me kapacitet për të goditur deri në Alaskë apo Hawai.

Aktualisht, Kina ka ushtrinë dhe marinën më të madhe në botë, buxhetin e dytë më të lartë ushtarak pas SHBA-ve, dhe forcat ajrore më të mëdha në rajonin e Indo-Paqësorit. Më shumë se gjysma e avionëve të saj luftarakë janë të gjeneratës së katërt ose të pestë.

Me një arsenal të madh raketash, bombardues strategjikë dhe nëndetëse me energji bërthamore, fuqia ushtarake e Kinës po sfidon seriozisht dominimin global amerikan.

TË FUNDIT

Shkolla e shpresës në Nerovë përballet me buldozerin e shtetit

Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

BE do të miratojë paketën e 17-të të sanksioneve kundër Rusisë

VMRO-DPMNE: Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar do ta transformojë Maqedoninë

OKB: 14 mijë foshnje mund të vdesin në 48-orët e ardhshme në Rripin e Gazës

Hakerët serbë sulmojnë faqen e RTSH-së, vendosin lajme kundër Kosovës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË