Pep Guardiola bëhet me ndihmës të ri te Manchester City

Manchester City ka arritur marrëveshje me Enzo Marescan, i cili do të jetë ndihmës i Pep Guardiolas.

Maresca do të zëvendësojë Janma Lillon, i cili nënshkroi me klubin nga Katari, Al-Sadd, transmeton Gazeta Express.

Për Marescan është ky një rikthim te “Qytetarët”, pasi më herët ishte trajner te skuadra U23 e Man Cityt.

42-vjeçari nga maji deri në nëntorin e vitit të kaluar ishte trajner te skuadra nga Serie B, Parma.