Manchester City ka identifikuar zëvendësuesin e Ederson, teksa Pep Guardiola po synon një rindërtim të skuadrës së tij në verë.
City ka përjetuar një fillim të tmerrshëm të sezonit 2024/2025, pasi ata e gjejnë veten në pozitën e katërt në Ligën Premier pas 26 ndeshjeve, me 20 pikë mbrapa Liverpoolit që kryeson Premier League.
Kampioni në fuqi i Anglisë ka pak gjasa që ta mbrojë titullin e tyre këtë sezon dhe ata tashmë janë eliminuar nga Carabao Cup dhe Liga e Kampionëve.
Kjo formë e dobët ka bërë që trajneri Pep Guardiola dhe bordi i klubit të planifikojnë rindërtimin e skuadrës para sezonit 2025/2026 dhe si pjesë e kësaj ata tashmë kanë nisur këtë proces qysh në afatin kalimtar të janarit.
‘Qytetarët’ kanë shpenzuar mbi 100 milionë euro për transferimin e disa lojtarëve si Omar Marmoush, Vitor Reis dhe Abdukodir Khusanov.
Tani, Guardiola ka kthyer vëmendjen tek profile i porterit, aty ku 31-vjeçari Ederson ka dështuar që ta vazhdojë formën e sezoneve të kaluara.
Në disa raste gjatë këtij edicioni, performancat e portierit brazilian kanë qenë nën nivel dhe kjo ka detyruar Guardiolën që të synojë zëvendësimin e tij.
Sipas një raportimi nga Footmercato, gjiganti anglez ka identifikuar portierin portugez Diogo Costa, si objektivin e tyre kryesor dhe bisedimet mes palëve tashmë thuhet se kanë avancuar.
https://x.com/TransfersLlVE/status/1894503136091410897?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1894503136091410897%7Ctwgr%5E2ea8778baab0f2c5f39fbb55843e76dfa49a830c%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fdosja.al%2Fsport%2Fpep-guardiola-gjen-zevendesuesin-e-brazilianit-ederson-per-sezonin-e-ri-i421728