Pep Guardiola mund të largohet nga City, këta janë dy trajnerët që pritet ta zëvendësojnë

0

Manchester City nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon në Premierligën angleze, raporton “Zeri.info”.

Rezultatet e fundit negative të cilat i kanë pasur ish-kampionët e Anglisë ka bërë që trajnerit të “Qytetarëve”, Pep Guardiolas t’i “lëkundet” karriga e trajnerit.

Në pesë ndeshje të zhvilluara, City ka vetëm tetë pikë dhe ndodhet në vendin e 13-të në tabelën e klasifikimit në elitën e futbollit anglez.

Sipas raportimeve të “Daily Mail” thuhet se dy trajnerë mund ta zëvendësojnë strategun spanjoll.

Bëhet fjalë për trajnerin aktual të Leipzig, Jurgen Nagelsman dhe ish-trajnerin e Tottenham Hotpur, Mauricio Pochettino.