Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka komentuar fitoren e ekipit të tij (3:1) ndaj Arsenalit në ndeshjen e Premierligës. City kaloi në epërsi në minutën e 24-të me anë të Kevin De Bruyne pas një gabimi katastrofik të Tomiaysu, por Arsenali u kundërpërgjigj me penalltinë e Bukaya Saka në minutën e 42-të. Skuadra e Guardiolës më pas mundi nikoqirët me golat e Jack Grealish në minutën e 72-të dhe Erling Haaland në minutën e 82-të.
Eksperti spanjoll pranoi se gaboi në pjesën e parë. “Taktikat e mia… Provova diçka të re dhe tmerri ndodhi”, tha Guardiola për Amazon Prime Video.
“Në pjesën e dytë, ne ishim ata që jemi zakonisht. Ne i lamë ata të ndërtonin sulmet e tyre. Jemi përshtatur pak. Ruben Dias ishte i mirë, më agresiv ndaj Martin Odegaard dhe Erling na ndihmoi shumë, ai përdori aftësinë e tij për të mbajtur topin. Arsenali kishte më shumë lojtarë në mesfushë në pjesën e parë, të cilin e kishim të vështirë ta kontrollonim”, shpjegoi Guardiola.
[🎙️] Pep Guardiola: "I tried something new and it was horrible." #ManCity 😭
— City Zone (@City_Zone_) February 15, 2023