Pep Guardiola nënshkruan kontratë të re me Manchester Cityn

0

Pep Guardiola do të jetë trajner i Manchester Cityt deri në vitin 2023.Trajneri spanjoll ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Cityn, pasi kontrata e tij i skadonte në vitin 2021.Guardiola iu ishte bashkuar Cityt në vitin 2016, duke fituar dy tituj të Premierligës, Kupën FA dhe tre tituj të Ligës.

Spanjolli ka folur pas nënshkrimit të kontratës së re me Cityn, duke thënë se kanë arritur një marrëveshje të madhe së bashku me klubin.“Ne kemi arritur një marrëveshje të madhe së bashku, kemi shënuar gola, kemi fituar ndeshje dhe trofe, dhe të gjithë jemi shumë krenarë për këtë sukses. Të kesh një lloj mbështetjeje është gjëja më e mirë që çdo menaxher mund të ketë”, ka thënë Guardiola.