Në ditën e lamtumirës së Pepe nga futbolli i luajtur, mbrojtësit historik të kombëtares portugeze, i cili vendosi “t’i varë këpucët në gozhdë” në moshën 41-vjeçare, nuk mund të mungonte kujtimi i mikut, shokut dhe bashkatdhetarit të tij të madh, Cristiano Ronaldo. Ky është postimi nostalgjik, që CR7 i kushtoi tashmë ish-futbollistit të Porto dhe Real Madridit:
“Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur se sa shumë je ti për mua, mik. Ne kemi fituar gjithçka bashkë në fushë, por arritja më e madhe është miqësia dhe respekti që kam për ty. Ti je unik, vëllai im, mbi gjithçka”.
Pra, në moshën 41-vjeçare, Pepe i jep lamtumirën futbollit. E zyrtarizoi këtë vendim me një video të publikuar në profilin e tij zyrtar në Instagram. Pepe, ish-mbrojtësi historik i Porto, Real Madridit dhe Besiktas, futet kësisoji te “pensionistët” e futbollit.
Në video, lojtari portugez tregoi të gjithë koleksionin e tij personal të trofeve të fituar, i cili përfshin një Kampionat Europian, tri Liga të Kampionëve, dy Botërorë për Klube, tre tituj kampioni në La Liga, dy Superkupa Europiane, një Ligë e Kombeve, dy “Kupa Mbreti”, pesë Kupat e Portugalisë, një Kupë e Ligës Portugeze, një Kupë Interkontinentale, pesë Superkupa Portugeze.