Për 10 vite Tetova ka humbur rreth 10 mijë nxënës. Arsye e kësaj shihet ulja e natalitetit por edhe emigrimi në masë të madhe, raporton gazetari i TV21, Senat Zylbehari.
Vihet re interesimi më i madh për shkollën e mjekësisë, për shkak se pas përfundimit, të rinjtë më lehtë gjejnë punë në vendet e Bashkimit Evropian, sidomos në Gjermani.
Përgjegjës i arsimit në Komunën e Tetovës, Nazmi Dauti, tregon se numri i nxënësve çdo vit është në rënie si në shkollat fillore po ashtu edhe në të mesmet. Këtë vit shkollor Tetova ka 134 nxënës më pak, që i bie diku katër apo pesë paralele më pak.