Për 50 euro rritet rroga e policëve në Maqedoninë e Veriut

Iliria News Agency
Iliria News Agency

29 Mars, 2023

Policia e Maqedonisë së Veriut do të ketë rritje të pagave për 3.086 denarë, rritje e paralajmëruar nga vetëm ministri Oliver Spasovski, transmeton Portalb.mk.

“Me vendimin në mbledhjen e 140 të Qeverisë, dritë të gjelbër mori propozimi i MPB-së për rritje lineare të pagave ekzistuese në vlerë prej 3.086 denarë për të punësuarit në shumë bruto, duke filluar nga paga për muajin mars të vitit 2023, e cila do të paguhet në muajin prill”, deklaroi Spasovski.

Ministri Spasovski theksoi që kjo rritje vjen pas bashkëpunimit me Sindikatën e Policisë së Maqedonisë, ndërsa rikujtoi që kjo është rritja e katërt e pagave për të punësuarit në MPB.

“Poashtu, duke falënderuar punën e mirë dhe kursimet në Buxhetin, deri më tani kemi paguar bonus paga për punë mbi 150 orë punë jashtë orarit të punës në nivel vjetor gjatë viteve 2017, 2018. 2019, 2020, 2021, kurse për momentin janë duke u grumbulluar të dhënat për vitin 2022, e cila bonus pagë do të jetë 22.928 denarë”, paralajmëroi Spasovski.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

escobar

Escobar: SHBA-ja është përkrahësja më e madhe e Kosovës, po kërkoj vetëm të dëgjohemi

kasami

Kasami: Nuk isha i ftuar në 21 vjetorin e BDI-së! Ali Ahmeti të largohet nga politika (VIDEO)

fitor jakupi

Fitor Jakupi shpall kandidaturën për degën e BDI në Kumanovë

kfori ushtria turke

Forcat komando turke në veri të Kosovës, Spahiu: Ka impakt të rëndë tek serbët

rusia

Plas lufta civile në Rusi? Meçollari: Ushtria ruse dhe Wagner nuk e duan njëra-tjetrën, ka nisur rebelimi

lajcak escobar kurti

Përfundon takimi, Escobar dhe Lajçak 3 kushte për Kurtin

dash-1

Tentuan ta destabilizojnë Ballkanin, SHBA-ja sanksionon shtatë rusë

Pence Mike Pence

Pence kandidon për zgjedhjet presidenciale 2024 në SHBA

mesi-paris

FOTO/Takimi sekret për Messi-n, i ati i yllit argjentinas bisedë me Presidentin Laporta

INFO

NA NDIQ