Për 90% i ka rënë puna agjencive turistike në Maqedoninë e Veriut

0

Në Maqedoninë e Veriut sektori i agjencive turistike ka përjetuar humbje të rënda si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Sipas Odës Ekonomike për Turizëm, për 90% ka rënë puna e agjencive turistike.

“Kemi numër shumë të vogël të atyre që udhëtojnë drejt vendit tone, apo të atyre që udhëtojnë jashtë. Kemi një dallim të madh me vitin 2019”, theksuan nga kjo odë ekonomike, përcjell INA.

Punonjësit turistik apo agjencitë turistike kanë kërkuar që shteti nuk duhet ti harrojë dhe ti ndihmojë me masa të ndryshme deri në fund të 2020.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikave, numri i turistëve në maj të 2020 ka qenë 838, ndërsa numri i bujtinave 4946.

Sipas këtyre të dhënave, numri i turistëve në krahasim me 2019 është zvogluar për 99.2%, ndërsa numri i bujtjeve për 97.6%.(INA)