“Për ata 24 mijë denarë, për punonjësit 1 mijë denarë”/ KSL e konsideron jonormale rritjen e pagës së zyrtarëve

INA
INA

04/01/2024

Konfederata e Sindikatave të Lira e konsideron jo normale rritjen eventuale të pagave të zyrtarëve me 400 euro, për shkak se siç tha Goce Dellçev nga Sindikata e Policisë, shteti është në borxhe dhe ende vazhdon të marrë para hua dhe kur bëhet fjalë për qytetarët ka rritje vetëm 1000 denarë.

“Për ata 24 mijë denarë, për punonjësit 1 mijë denarë”/ KSL e konsideron jonormale rritjen e pagës
“Fakt është se do të ketë rritje të rrogave në muajin mars pa dallim të zgjedhjeve, megjithatë qëndrimi ynë në konfederatë ishte plotësisht e qartë të kemi rritje lineare te të gjithë punonjësit, funksionarët dhe ata që marrin paga në shoqëri megjithatë ajo që e dëgjuam dje dhe tani e thonë edhe politikanët, duke filluar nga kryeministri, edhe njëherë do e potencoj është e turpshme për një shtet që merr para borxh, disa miliardë është borxhi dhe ende marrin borxh, ndërsa ata i rrisin pagat për 400 euro.”- deklaroi Goce Dellçev-Sindikata e Policisë.

Koordinatori nacional i sindikatës së punonjësve shëndetësorë, Bobi Bojçevski, kërkon rritje të pagave prej 30% për të gjithë punonjësit, pasi siç theksoi, infermierët kujdesen për shëndetin, ndërsa me rrogën që e marrin nuk mund të mbijetojnë.

“Në njërën anë punëtorët shëndetësorë, në anën tjetër tjetrit punëtorë do t’i japim 1000 denarë ndërsa ne do të marrim 24 mijë denarë. A e dini çfarë do të thotë 24 mijë denarë në këtë shtet?! Ky shtet në inflacion si do të mbijetojnë, a janë të vetëdijshëm elita se këta njerëz nuk mund të mbijetojnë.”- deklaroi Bobi Bojçevski, Koordinator Nacional i Shëndetësisë.

Sindikalistët paralajmërojnë protestë në kohën e fushatave zgjedhore, ose në muajin mars.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski: Do të anëtarsohem në VMRO-DPMNE nëse do të arrijnë që maqedonasit t’i përfshijnë në Kushtetutën bullgare

IMG_9497

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

IMG_9496

IPIS demanton: Nuk kemi bërë anketë që u shpërnda sot

IMG_9478

Pritja e Taravarit në Strugë në hapjen e shtabit zgjedhor (Video)

IMG_9479

Selimi: Ndihma e shpejt në Shkup për herë të parë me shef shqiptar

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI me kandidatë për deputetë në njësitë 3 dhe 4, ja emrat?

Ilir-Demiri-921x614

Demiri: nuk do të ketë incizime pa radhë, terminet për rezonancë magnetike do të publikohen në “Termini im”

gordana-siljanovska-1392x899

Shkup: Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente e VMRO DPMNE-së

policia speciale maqedoni

Ish-kryetari i një komune në Maqedoni kapet nga policia si pjesë e një grupi kriminal

INFO

NA NDIQ